Kurthi ndaj shqiptarëve!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ideologu i kurthit ndaj shqiptarëve, sigurisht ishte Ramiz Aliaj.
Në vitin 1990, kur e kuptoi rënjen e sistemit të kalbur e të dështuar komunist, urdhëroi krijimin e pluralizmit politik, urdhëroi dhe aktivizoi ish Sigurimin e Shtetit, ndau partite dhe caktoi udhëheqësi e tyre, ndau detyrat për çdo njërin me programe e veprime konkrete.
Dhe shqiptarët u gjendën shpejt: të gjithë bashkëfajtore dhe bashkevujtës.
Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sabri Godo , ishin protagonistët e zbatimit të katovicës.
Loja për të mbajtur Statusquonë, nisi.
Ky është në thelb kurthi ndaj shqiptarëve.
Përgjegjësinë kryesore për këtë lojë kurthësh e kanë drejtuesit e PD-së PS-së dhe Kryeministrat nga 1991 deri me sot.
Loja e klasës politike post komuniste, ka qënë dhe vazhdon momentalisht kurthi me i ndyrë ndaj shqiptarëve dhe vëndit.
Shqiptarët kanë ngecur në rreth rrotullim 32 vjeçar .
Është rrethi vicioz i treshës së Bermudës së korrupsionit .
Për kurthin e ngritur ku kanë ngecur shqiptarët sot , është shpenzuar një energji diabolike e jashtëzakonshme , vetëm për t’a ruajtur sundimin dhe vazhdimësinë komuniste .
Korrupsioni dhe krimi i organizuar ju kanë dalë si brirë politikanëve , non grata-ve , spiunëve , kryeministrit , ministrave .
Ndërkohë SPAK ka aq shumë dosje e denoncime të përditshme , sa nuk po i afrohet asnjë rasti për t’i arrestuar , asnjë afere !
Për të ruajtur poshtërsitë e tyre , për klasën politike është e rëndësishme të jetë partia e fortë .
Shikoni PS-në. Kur ajo është grusht bashkuar rreth Edi Ramës, edhe administrata është më e sigurtë, edhe pushteti lokal, edhe oligarkët e klientelistet me bisneset e përbashkëta me qeverinë. Po ashtu është më i sigurtë edhe krimi i organizuar.
Pas shpalljes non grata nga Amerikanët, Sali Berisha është shfaqur çdo ditë në ekrane të ndryshme. Por pas shpalljes non grata edhe nga Britania e Madhe, Saliu e ka intensifikuar daljen në ekrane në dy tre herë në ditë.
Mediat, janë të betuara bashkë me Ramën, o ta bëjnë faktor politik Berishën o s’ka!
Propaganda do bëjë punën e saj në mashtrimin e elektoratit të PD-së.
Të rinjtë që nuk besojnë sot politikën janë më së shumti bijt e demokratëve dhe të foltoristëve, që nuk ishin në këtë botë 30 – vite më parë kur Sali Berisha u bë president!
Tani, bashkë me këta të rinj bashkohen për t’a braktisur Shqipërinë edhe prindërit e tyre, të zhgënjyer!
Loja e klasës politike sunduese në këtë vënd me aktorë të vjetër e shumë të vjetër politik, të gjithë të lidhur me shumë fije me merimangën komuniste, vazhdon,
binomi Berisha-Meta nga njëra anë dhe Rama nga ana tjetër.
Në këtë lojë kurthesh të ndërthurura me interesat e njëri tjetrit dhe mbajtjen peng të shqiptarëve, Edi Rama është më i kënaqur, pasi brënda llojit të tyre, ka përballë binomin që i ka mundur!
Ndërkohë, ky binom na shfaqet alternativë sot!
Ky binom, bashkë me Ramën, kërkojnë të funksionojë kurthi që ka ngrehur, programi i Ramiz Aliajt.
Por binomi, ka strategji edhe spostimin e Ramës nga pushteti dhe kapja nga ana e tyre .
Siç shihet, treshja e Bermudës Berisha-Meta-Rama kanë synim vetëm shkëmbimin e pushtetit .
Për ironi, ky afrohet të jetë shpëtimi i shqiptarëve . Ndaj ikin të rinjtë, vullnetarët e Saliut e të Metës, foltoristët dhe bijtë e tyre . Shpresën nuk e shikojnë askund në Shqipëri! Ajo është zhdukur, ka humbur siç dijnë t’a ofrojnë komunistët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu