Kur “Tariku” ishte përkrah “Jeshimit”

0

Njëri ndër aktorët më të dashur turk, Batuhan Eksi, i cili njihet si Tarik Yelkenci te seriali “Mos ma lësho dorën”, rrëmbeu dashurinë e fansave qysh nga episodi i parë. Në serial njihet si shoku i Xhenkut (Alp Navruz) dhe pronar i një restauranti, i cili dashurohet në Azrën (Alina Boz), por lidhja me të është e pamundur, sepse zemra e saj e zgjodhi Xhenkun.

Por, kush është Batuhan Eksi në jetën reale? Aktori i njohur turk para se të luante në serialin “Mos ma lësho dorën”, ishte protagonist edhe në shumë seriale tjera, ndër të cilat veçohen “Medcezir”, “Intikam”, “Goç Zamani”, “Yaz’ın Öyküsü”.

Në serialin “Medcezir”, serial ky që ishte shumë i shikuar, aktori luante përkrah aktores turke, Serenay Sarıkay e njohur si “Jeshimja” nga seriali “Lale”, aktorit dhe modelit turk, Çagatay Ulusoy, i cili u bë i njohur me rolin e tij si “Sarpi”, në filmin “Delibal”, aktores së mirënjohur, Hazar Ergüçlü, e cila njihet me rolin e saj si “Xhansu”, te seriali “Yüksek Sosyete”, aktorit turk, Baris Falay, apo siç njihet si “Alia” nga seriali i njohur “Ezel”

Aktori i njohur turk u lind më 13 tetor 1990 në Stamboll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu