Kur merr Gjin Gjoni ‘Leje Lindjeje’, pse jo Luigi Soreca ‘Urdhër Mrojtjeje’?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Ç’kërkojnë Gjin Gjoni dhe Luigi Soreca në këtë shkrim?!
Në fakt, si Hajduti shqiptar, si Diplomati i BE, s’kanë ç’kërkojnë. Ata, ç’kanë kërkuar e kanë gjetur.

Problemi ende mbetet, ç’kërkojmë ne, e ç’pret njerëzia?

Ne sjellim përditë në vëmendje të publikut sjelljet mafioze të Gjin Gjonëve, Sali Berishëve, Ilir Metëve, Hajdin Sejdive, Damir Fazlliçëve, ne qëmtojmë përditë mbi gjithçka kanë dreqosur në këto 29 vjet anarshi politike, ekonomike e diplomatike, e njerëzia nuk karikohet ende, as të mbrojë taksat e veta!

A ndryshojnë burokratët e BE-së nga tanët?!

Në betejë me korrupsionin dalin të gjithë. Në çdo takim, në çdo zyrë shteti apo shesh konferencash, të gjithë flasin kundër “peshqve të mëdhenj” dhe të gjithë kapin saraga.

Për kaq e ca gjëra të tjera, e marrin rrogën këta, se mbi rrogën, larg qoftë, deri tani të gjithë mendojnë se s’ka përfituar asnjëri.
Pa trokitur në derën e procedurave, se as i njohim as na njohin, ne mund të themi, se gjykatës Gjin Gjoni dhe diplomat Luigi Soreca, kanë lënë “kokrrën e namit”, kanë lënë “me gojë hapur” popullin shqiptar, pasi të dy, në llojin e vet, janë të parët e një gjëje që s’ish parë e dëgjuar, as në histori, as në legjenda, as në përralla.

Evropë, që ta dish, të dyja “këto gjërat”, kanë dëmtuar jo pak ekonominë e shqiptarëve.

1-Evropë, hapi veshët. Gjin Gjini, është “Nëna e korrupsionit”, e megjithatë është paguar 2 vjet me taksat e shqiptarëve me “Leje Lindje. Për ta mbrojtur nga drejtësia, nga burgu, pra, le ta themi, pse jo, për t’u mbrojtur pikërisht nga Evropa që po punon për kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’.
Veç kësaj, këtej nga ky vend, është i pari rast, që një “burrë bëhet mami”!

2- Evropë, a të bën përshtypje që një diplomat i yti dhe i rangut të lartë bile, ruhet nga Garda e Republikës së një shteti të brishtë?!
Se Ti Evropë, që “di gjithçka”, edhe se Shqipëria s’ka mbjellë drogë këtë vit, pasi monitoron me avionë çdo pëllëmbë territori, dhe paguhesh mire për këtë, a ke diçka për të thënë, pse ky Soreca “kap” nga taksat e popullit, për t’u ruajtur, deri në nevojat personale?! Nga kush rrezikohet diplomati, nga Gjin Gjonat që ua sheh gjithkush pasuritë në Kodrën e Diellit, Surrel, Gjirin e Lalzit, Mullet, kudo?!

Evropë, që ta dish, Gjin Gjoni është hajdut, milioner pa rrogë!

Evropë, që ta dish, Gjin Gjoni njihet nga gjithkush si “Nëna e Hajdutërisë , por bëri mrekulli, bëri shenjë në historinë e familjes shqiptare.
Ai u bë i pari “burrë-grua”, si me thënë, i pari “mashkull”, që mori pagesë në këtë “gjënë e re”.
Ne dimë, dikush mund të artikulojë se Gjini ka emancipuar burrat “anakronikë”.
Nejse, në këto “anë” edhe mund të ketë diskutime, por ka edhe një “vogëlsi” që bie erë dyshimi.
Në Vendimin e Gjykatës, nuk ka një llaf, se si “do merrte foshnja gji nga Gjini”!
Po, vendoset gjykimi në këtë “binar” logjike, pasi askush në botë nuk mund të përjashtojë natyrshmërinë njerëzore, për ushqimin e foshnjës me gjirin e nënës së vet, apo jo?!
Ose ka mangësi ligji, i panjohur deri sa u shfaq rasti ‘Gjini’, ose merret rast pas rasti, por me gjyqtarin nuk është vlerësuar, as si pararast, as si rast, as si pasrast!
Nejse, vendimeve të gjykatave u kanë dhënë “frymë” milionerët, hajdutët. Gjin Gjoni është njëri prej jush, i njohur për mashtrues, hajdut, milioner.
Me Lejen e Lindjes Gjin Gjoni u mbrojt nga burgu për biznese e transaksione fiktive, pasuri të çmendura dhe të padeklaruara, apo nuk është kështu?!

Po ambasadori Soreca, ç’’është?!

Kur erdhi në Tiranë, kishte shume “friends-sa e merrte shumë like”. Njihej si “baba i antikorrupsionit”, si “bajlozi” i terrorizmit dhe krimeve të rënda. Ambasadori i Bashkimit Evropian ishte një Yll përmbi pritshmëritë, jo vetëm të popullit, por edhe të ca idealistëve që gjithë jetën kanë shkruar e do të shkruajnë vetëm mbi “Altarin” bekuar të së vërtetës.

Po sot, e ka rritur performancën diplomati i BE-së?

Nëse sjellim të vërtetën që gjejmë tek populli, duhet të themi se, Luigi Soreca nuk ka shumë “friends-sa e like”.
Po, dhe po e madhe bile.
Evropë, a shikon gjë, mos ngjan sikur po i “rrëzohen” përditë besueshmëritë “Kështjellës” së antikorrupsionit, më qartë, ambasadorit Soreca?!
Te e fundit, a ka paksa zbehje figura e Tij?
Kjo do ishte përgjegjësi e të përgjegjshmëve.
Por gjithsesi, edhe në mos paç fare përgjegjësi Evropë, sërish kemi të drejtë të pyesim:
Të paktën, a e shikon, se qeveria e shtetit “kap ç’të kapësh”, nuk është transparente me taksat?

Sa për sigurinë e ambasadorit, ok Evropë!

Kur merr Gjin Gjoni “Leje Lindjeje”, pse jo Luigi Soreca “Urdhër Mbrojtjeje?! / Pamfleti 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu