Kur Këshillin Kombëtar të PD-së e drejton Edi Paloka, O Luli ku je?

0

Ish kandidati për kryetar të partisë Demokratike, Edvin Kulluri, kareaguar pas konfirmimit të Edi Palokës në krye të Këshillit Kombëtar të PD, ku u rizgjodh me 112 vota përballë 79 votave të siguruara nga Eleina Qirici.

Kulluri e ka quajtur ktë një proces ku ishte ngritur në piedestal vjedhja e votës, duke sjellë në vëmendje procesin e 13 qershorit ku u mbajtën zgjedhjet për kreun e PD-së pas humbjes së 25 prillit.

Reagimi i Plotë nga Edivin Kulluri, ish kandidat për kryetar të PD:

Kur thashe disa jave me pare se po vjen dita te themi “o Luli ku je”, e dija qe kjo dite do te vinte shpejt! Sot me zgjedhjet per Kryetarin e Keshillit Kombetar, vjedhja e votes po lartesohet ne piedestal!

Edi Paloka eshte me i pafajshmi ne kete histori sepse te pakten pati kurajon te prononte “masakren elektorale” te Lul. Bashes! Dhe per kete akt e kam pergezuar! Dhe qe te zgjidhet kryetar i KK pas kaq vitesh ne PD eshte e pranueshme!

Por heshtja dhe miratimi i atyre qe u vodhen dhe grabiten ne 13 qershor eshte turp!
Po aq turp eshte per ata qe u turren neper foltore duke denoncuar vjedhjen e votes nga Lul Basha dhe tani ngrene doren per dike qe e ka pranuar vjedhjen me ze dhe figure!

Ne fakt jane te njejtet ndaj Rithemelimi eshte Riciklim!

Nje grup servilesh, konformistesh dhe genjeshtaresh po drejtojne PD me pak ndryshime emrash nga disa muaj me pare! Ajo qe nuk ndryshon eshte se PD eshte parti personale, parti qe genjen votuesit e saj e qytetaret dhe qe perdite po ha veten dhe ata pak njerez normal qe kane pasur vullnetin per te ndryshuar gjerat! Cfarë pjell macja, minj gjuajne! Ta gezoni gjirizin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu