Kundër raportit të Dick Marty, çfarë ndodh pas prezantimit të Edi Ramës në KiE

0

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e raportit të Dick Marty-t dhe për të shpallur të pabaza akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, kërkohet që akuzat e raportit të Marty-t të konsiderohen të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.

Më herët, në 10 gusht, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg, duke theksuar se edhe pas 11 vitesh hetime pretendimet  në Raportin e Dick Marty-t nuk janë provuar.

Por a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë?

Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli.

Sipas këtij rregulli, një mocion për rekomandim apo rezolutë duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë pesë delegacioneve kombëtare, ose duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar dhe votuar brenda një komisioni, mund të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu