Shkruan Qamil Gjyrezi
Nëse ka Kryetarë Partie, që është tallur edhe me bazën e partisë, dmth PS-së në këta 30 vite, është vetëm Rilindasi Edi Rama. Edi Rama, jo vetën nuk e pyet bazën e P.S.-së, por së fundi nuk po pyet as të “besuarit” e tij tek sekti i Rilindjes. Në asmblenë e fundit, deputetët u ankuan gjoja se nuk i hapin telefonat ministrat dhe Besa Shahini nuk do të marri pjesë në zgjedhjet e tjera. Këta të gjitha janë “brockulla” nga kampi i Rilindjes, që kanë vetëm një regjizor, kryeminstrin Edi Rama. Rama vetë i urdhëron ministrat, që të mos hapin telefonat dhe natyrisht e ka “pjekë hallvën” me Besën që përpara. Kur i marrim neve vesht nga media, punët janë të kopsitura dhe të projektuara nga dora vetë Edi Rama. Këtë fillim vjeshte, Edi ka probleme me të “tijtë”, bazen e PS-se dhe do t’i zgjidhi shumë shpejt duke i mashtruar dhe gjoja duke bërë se po i dëgjon. Ose në variantin tjetër, të “teatër terapisë”, Edi Rama e “ndërsen” bazën dhe deputetët besnikë, për të sulmuar ministrat që ka pregatitur të zevendësojë dhe do t’i prezantojë si arritje, një qeveri që gjoja me përmbyll me suksese 8 vjecarin e qeverisjes së dështuar dhe po pregatitet për mandatin e tretë. Edhe ky opsioni i mandatit të tretë, ka regjizor vetëm Ramën. Mandati i tretë, është vetëm në imagjinatën e Ramës, për të bërë presion dhe për të mbajtur me gënjeshtra gjoja të tijtë ose bazën. Në të vërtetë të “tijtë” e vertete, janë vetëm një grup shumë i vogël njerëzish që “kodohen” dhe pastaj “dekodohen” dhe tenderave koncensionarë sipas stinëve. Vetëm një qeveri i P.D.-së dhe e opozitës së bashkuar, me kryeministër Z. Lulzim Bashën, e pyet dhe e respekton bazën, duke e bërë pjesë të proceseve dhe vendimarrjeve të mëdha, duke i dhënë shansin real për të zgjedhur përfaqësue dinjitoz në parlament dhe qeverisjen lokale. Pavarësisht se është caktuar data e zgjedhjeve dhe shqiptarët me datën 26 Prill të 2021 do të kenë një qeveri tjetër, ideja për zgjidhjen të situatës është vetëm një “Zgjedhje sot, nesër do të jetë vonë”!?






