Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj kërkon lirinë, Kushtetuesja e kalon çështjen në seancë; çfarë pritet?

0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit 2025, kur u arrestua me urdhër të SPAK, ndërsa GJKKO la në fuqi kërkesën e Prokurorisë Speciale.

Me një kërkesë drejtuar Kushtetueses, pasi më parë kjo e fundit rrëzoi vendimin për shkarkimin e Kryebashkiak, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit që ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Trupa prej 8 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e bërë nga Erjon Veliaj. Në fillim, kolegji prej 3 gjyqtarësh nuk pati konsensus për këtë çështje nëse duhet ta shqyrtonte apo jo Gjykata Kushtetuese, dhe vendimi ju la Mbledhjes së Gjyqtarëve. Me shumicë votash, kjo mbledhja sot e ka kaluar çështjen në seancë plenare. Veliaj, bëri një ankim individual në Kushtetuese, pasi ezauroi Apelin e GJKKO dhe Gjykatën e Lartë.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Kryebashkiaku Veliaj kërkon “shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr.14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (ii) vendimit nr.13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (iii) vendimit nr.00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt të vitit të kaluar dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Më datë 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu