Kryepolici Gledis Nano na ka përgjuar Edi Ramën

0
Përgjimet që do rrëzonin çdo qeveri në Botë, do vërshojnë shumë shpejt këtu tek ne, në media, pa asnjë pengesë apo pagesë, nëse Babloku e lëshon Gledis Nanon në dorë të drejtësisë. Gledis Nano, do bëhet Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i drejtësisë, mëndojnë disa që dinë diçka.

Shkruan Sokol Pepushaj

Pse edhe Gledis Nano, i trajnuar nga Amerikanët, na doli mafioz? Kjo anë e medaljes, si me thënë “pila”, tradhëtia e mashtrimi, ju bie gjithmonë shqiptarëve sa herë hidhet “zari”. Ana tjetër, “koka” e medaljes u qëllon gjithherë pushtetarëve. Se po, ndeshjen ky popull historikisht e ka patur me pushtetin. Gledisi është në nisje të lojës, por shikoni si luan me zaret ish Presidenti i Republikës.

Hileja me dy mbiemra, Metaj dhe Meta është tallja më banale me një popull. Thuhet sot se nuk e ka përdorur mbiemrin Meta, por mjafton të lexoni Pamfletin ku ne e kemi “tjerrur” prej vitesh këtë lesh në “furkën” e shtetit mafioz, si Gledis Nano e më përtej.

Kur medemek e shkarkoi Parlamenti, gjithë deputetët firmosën për Ilir Meta, në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua Ilir Meta, në Gjykatën ndërkombëtare të Venecias po Ilir Meta. Ky emer, që në Dokumentin Themeltar të Shtetit nuk ekziston, u përdor zyrtarisht shtatë vite, e megjithatë hesht Babloku, media, dhe gënjen publikisht vetë ish Presidenti që edhe për konferenca shtypi ka lajmëruar me Ilir Meta.

Pra, jo “pila” por “koka” është e komplikuar.

Ndërkohë që kryepolici Gledis Nano, u paraqit nga media si “gjigand” i trajnuar e besuar nga amerikanët, ai punonte për sot, për kohën që mund të zbulohej se me rroba polici bën punën e mafiozit.

Ka përgjuar edhe kryeministrin.

Përgjimet janë të shumta e po flitet gjithandej labirintheve të mafias, se kryeministri i vendit ka rënë në rrjetë edhe si “Peshk” i madh, si një vagabond rrugësh.

Faktet janë të vertetueshme për këdo. Njëri ndër miqtë e kryepolicit Gledis Nano, “mbreti i lojrave të fatit” Elvis Martinaj, për të cilin nuk dihet është eleminuar fizikisht apo është inskenuar zhdukja e tij, ka provokuar durimin e kryeministrit.

Kryeministri i ka vlerësuar si demonstrim force investimet prej sheiku të Martinajt në Tiranë, dhe sidomos dy vilat përballë Sarajit të tij në Surrel. Thuhet gjithandej se rrugëve të Surrelit Babloku nuk duronte eskortat e “mbretit të lojrave të fatit” që po, shoqërohej edhe nga forcat e policisë së shtetit me suport edhe politik nga Rilindja.

Gledis Nanos ruante edhe Martinajn edhe Ramën.

Kryepolici Nano, sipas infove që po mbushin eterin mediatik e social, është pjesë e bandave kriminale në Ballkanin perëndimor. Pjestarë të familjes së tij biologjike janë marrë me kontrabande mallrash me akcizë, me përfitime monetare të përmasave të frikshme. Arrestimet e disa bandave nga partnerët tanë, kanë qenë sekret edhe për autoritetin e drejtorit të Policisë së Shtetit.

Masa e pajtimit dhe mospajtimit me ndërkombëtarët që monitorojnë edhe ku hajdutët tanë mendojnë se nuk hyjnë as rrezet e diellit, ende është, merre si të dush, ose gjysma e tepsisë bosh ose gjysma plot.

Ajo që guxojmë të servirim, është fundosja për gjithmonë e kryepolicit Gledis Nano dhe”alternativat” e tij për t’i bërë presion kryeministrit Edi Rama.

Kryepolici është treguar finok.

Gjithë arsenalin e tij policor e ka përdorur për të survejuar familjen kryeministrore.

Nga lidhjet e “mbretit të lojrave të fatit” me “pazaret” e “fërkimet” e forta me vëllain e kryeministrit Olsi Rama, ndryshe “perandorin e lojrave të fatit”, e deri tek fijet e Partisë Socialiste me mafian në çdo cep të Shqipërisë, vlerësohet se Gledis Nano i ka pasur të tëra nasijetet, për t’i regjistruar e çuar në vënde të sigurta.

Përgjimet që do rrëzonin çdo qeveri në Botë, do vërshojnë shumë shpejt këtu tek ne, në media, pa asnjë pengesë apo pagesë, nëse Babloku e lëshon Gledis Nanon në dorë të drejtësisë. Gledis Nano, do bëhet Nuredin Dumani, bashkëpunëtor i drejtësisë, mëndojnë disa që dinë diçka.

Pra, në konfigurimin e zhvillimeve këto ditë, ku tërë rolet e Bablokut janë qepje me pe të bardhë mbi stof të zi, i ngelet dy zgjidhje; ose të dorëhiqet, ose të bashkohet me Ilr Metën e Sali Berishën.

Ngjarje shumë kolorëshe ngjan do të sjellë vjeshta. Kryepolici mafioz Gledis Nano na ka përgjuar Edi Ramën./Pamfleti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu