Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev jep dorëheqjen, Rama nën presion të diplomacisë europiane pritet të dorëhiqet orët në vazhdim

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Ndodhi një ngjarje e madhe..  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sapo mësojmë se ka dhënë dorëheqjen dhe Maqedonia e Veriut do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kjo ndodhi, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar Samiti i BE, ku shtetet anetare po diskutojnë për arritjen e një marrëveshjeje për fillimin ose jo të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në këto momente, në Samit po mban nje diskutim të fuqishëm presidenti francez Emanuel Macron, ku u kuptua se as Maqedonia e Veriut as Shqipëria nuk marrin ok për çeljen e negociatave me BE.

Maqedonia e Veriut do të pranohej sot, por disa shtete si Italia, Holanda, Gjermania, etj, ngulën këmbë që edhe Maqedonia e Veriut nuk mund te pranohet duke e ndare kështu nga Shqipëria qe mbetet shume pas dhe nuk ka bërë asnjë përpara. Pra, me pak fjalë Maqedonia e Veriut u penalizua vetëm nga Shqipëria, e megjithatë kryeministri Zoran Zaev ndjen detyrim para popullit të vet të dorëhiqet.

Ky veprim është pritur shumë mirë që në sekondat e parë.

Lajmi mësohet përmes burimeve diplomatike europiane në Samitin e BE, ku po diskutohet edhe për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Burime pranë Samitit të BE, bëjnë me dije se janë të habituara për qëndrimin e deritashëm të Edi Ramës, që deklaroi se ai ende nuk ka vëndosur për një dorëheqje të sotme.

Presioni do jetë shumë i ashpër dhe Edi Rama logjikisht pritet të dorëhiqe në orët në vijim.

Lajmi mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku vendet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Veprimi i sotëm, sipas burimeve të sigurta, është një kurthë pa rrugëdalje për kryeministrin Edi Rama, tashmë të urryer nga perëndimi. Ai nën presion të pashoq është i detyruar të çojë vëndin ne zgjedhje të parakohshme brënda disa orëve që nuk mendohet të kalojnë 100.

Pas humbjes së sigurtë, do veprohet me modelin kroat, ku gjithkush spekuloi me postin duke përfituar ekonomikisht, pjesën e ngelur të jetës do ta kalojë në burg.

Rama tashme është atje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu