Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se çdo anëtar i Hamasit ishte “një i vdekur” pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme të vendit të tij. Krahas tij, figura e opozitës Benny Gantz tha se ishte “një kohë për luftë”.
Por presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me Netanyahun dhe e bëri të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës”.
Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200. Më shumë se 1100 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Zoti Biden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin, i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit të jetë i kujdesshëm.
Më herët të mërkurën, Netanyahu dhe Gantz ranë dakord të linin mënjanë një rivalitet të ashpër politik që ishte përshkallëzuar në protesta të gjera.
Gantz u tha qytetarëve izraelitë se qeveria e sapoformuar ishte “e bashkuar” dhe e gatshme për të “fshirë këtë gjë të quajtur Hamas nga faqja e dheut”.
Megjithatë, Netanyahu dhe Gantz thanë në një deklaratë të përbashkët se një vend do t’i rezervohej atij në kabinetin e luftës. Qeveria e urgjencës do të japë konsensus më të gjerë kombëtar për veprimet ushtarake.
Ajo gjithashtu sjell në kabinetin e luftës dy zëra që janë ekspertë në strategjinë ushtarake. Si Z. Gantz ashtu edhe Gadi Eisenkot, i cili bashkohet si vëzhgues, janë ish-shefa të shtabit ushtarak izraelit.
Njoftimi i kabinetit të ri erdhi pas sulmeve të egra të militantëve të Hamasit nga Rripi i Gazës.