Kryeministrat, sovranë pa kurorë…

0
Shkruan Zef Ndreka
Ngado t’a shikosh, ngado t’i sillesh e t’a shikosh, shteti shqiptarë prej 30 – vitësh, ka qënë dhe është shtet informal i kryeministrave!
Dhe vetëm në shërbim të tyre dhe të klaneve mafioze të tyre.
A nuk ka qënë për 8 vite kështu , kur president i vëndit ishte Berisha, me kompetenca si të një Republike Presidenciale?!
Pastaj më vonë, me forcimin e kompetencave si Kryeministër, për 8 vite të tjera bëri çfar deshi e si deshi?!
Po kur Berisha e provoi të tjetërsonte rregjimin me votë, kur afroi një referendum për t’u bërë Perandor në 1994, por që populli nuk ja dha atë kurorë , përse e kërkoi?!
Më vonë, kryeministri qejfli, rrugaç e pijanec Nano, i cili për 8-vite e përdori shtetin vetëm në shërbim të tij përsonal e familjarë, njëlloj si Berisha duke e mjelur Shqipërinë!
Nuk kanë mbetur pas tyre, edhe Meta e Majko, megjithse kanë qeverisur me pak, por gjithherë brënda shtetit informal shqiptarë, pa rregulla, pa ligje , plot korrupsion!
Ndërsa mbetët kampion Edi Rama, i cili për çudinë e gjithë botës, pa program elektoral, por duke vjedhur e tjetërsuar votën , arriti të marrë tre mandate kryeministrore, duke e bërë akoma më informal shtetin, që është vetëm i kryeministrit dhe shpurës së tij!
Rama, tani ka nën tutelë çdo segment të shtetit. Me polici, me ushtri, me shërbime informative, me qeveri, e së fundi presidentin e ri dhe po kontrollon edhe një pjesë të madhe të politikës dhe të asaj opozitare!
Tani kemi një Kryeministër që po shfaqet gjithnjë e më sovran, por pa kurorë!
Ramës edhe pse vetëm formalisht i mungon kurora, e ka fare të lehtë me këtë opozitë të coptuar. Opozita gjysëm e vdekur, pa asnjë plan deri tani si t’a shpëtojë vëndin nga kjo mënxyrë që e ka gjetu , është e pa aftë t’a ndalojë rregjimin e Ramës.
Rama, Berisha dhe Meta, e kanë bërë paktin e mosndërhyrjes në zonat e tyre respektive të influencave, dhe kur nuk ju prishen interesat përsonale e ndihmojnë njëri-tjetrin!
Të tjerët që e luftojnë shtetin e korruptuar dhe informal, shpallën trathtarë , besë-prerë, peng etj epitete.
Duket qartë se këtij trëkëndëshi i pëlqen shumë moçali politik që kanë krijuar. Po ashtu edhe moçali institucional.
Rikthimi i turpshëm i Berishës, tregoi qartë se ai paska qënë një dritëshkurtër, një përçarës i PD-së. Një ish lider me doza të mëdha egërsie siç ka qënë përherë.
Me kot është stërmunduar të na paraqitët ndryshe!
Opozita e sotme, nuk ja rrezikon dot pushtetin sovranit Rama!
Përkundrazi, Berisha dhe Meta janë siguresë e fortë e shtetit informal të kryeministrit.
Të tre, këto ish Kryeministra, kanë krijuar kastën e tyre.
Kanë kriminelët e tyre, kanë hajdutë, gjykatës e prokurorë, doganier, ministra e ish ministra të korruptuar, militante, gazeta e gazetarë, media, kanë nga një ushtri të tyrën me militantë!
Kjo na tregon se diçka e rëndësishme nuk shkon. Të gjithe Kryeministrat luftojnë për shtet informal!
Atëherë , ose duhet të ndryshojmë sistemin, formën e organizimit e funksionimit të shtetit ose të mendohemi mirë kë mandatojmë për të na qeverisur!
Deri tani, kemi dështuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu