Kryemadhi publikon pamjet me dron: Ndërtim pa leje i inceneratorit të Tiranës në hapësirën prej 15 hektarësh

0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka postuar një video në mediat social, ku ka filmuar pamje me dron nga vendi ku pritet të ndërtohet inceneratori i Tiranës.

“Mirmëngjesi të gjithëve. Sot është 13 dhjetor dhe unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të inceneratorit të Tiranës. Në atë hapësirë prej 15 hektarësh, e cila është ndërtim pa leje dhe janë liqene të kthyera në tokë dhe tokë e kthyer në mal.”, thotë Kryemadhi.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme në një konferencë për mediat ajo publikoi disa fakte rreth Inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi ka deklaruar se kontrata e Koncensionit funksionon vetëm për të paguar koncensionarin, por nuk përmbushet asnjë detyrim nga ana e tij. Sipas saj kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet dhe deri më tani penalitetet e pambledhura janë në masën 8.5 milionë Euro. Kryemadhi akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato derdhen jashtë lejes për ndërtimin e tij. Sipas saj, inceneratori pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu