Kryebashkiaku që thithi kokainë deklaron tek SPAK’/ Personi që thithë drogë s’më ngjan se jam unë, por s’tha “Është montim”!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Sapo përfundoi dëshmia e kryebashkiakut Lefter Alla përpara hetuesve të SPAK-ut.

Dhe ky rast hapë siparin e një metodologjie të panjohur të marrjes në pyetje. Përkon pikërisht edhe me ditën e parë të punës së ambasadoresn së SHBA në Shqipëri Yuri Kim, e cila dha sot një deklaratë “bombë” dhe të pritshme e të respektueshme nga populli shqiptar, se ndihet e lumtur që do punojë në Shqipëri për reforma madhore.

Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës ka dy ditë që deklaron se videoja është Babale, është montazh, ndaj dhe nuk ka pse shqetësohet, nuk ka pse jep dorëheqje.

Por pavarësisht deklaratave për shpifje,sot ndodhi çudia. Ai nuk deklaroi se eshtë montazh, por dekklaroi se ky person që thithë drogë nuk duket si unë. Pra hetuesve të SPAK u është deklaruar  Nuk jam unë personi në video.

Kështu, nga veprimet e para duket se kryebashkiaku ka rënë brënda, duke ndërruar version deshmie. Priten zhvillime te tjera ne oret në vazhdim, pasi kryebashkiaku socialist tashmë është futur në filtrin e strukturës që nuk mund të kalojë pa u hetuar drejtësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu