Kryebashkiaku i Vlorës në SPAK dhe lajmi që po “qëllohet”

0

Shkruan Veronikë Pepushaj

Është thirrur para pak minutave në SPAK Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli. Nuk do merrte venmendje rasti, nëse kryebashkiaku i njërit ndër qytetet e medha të mos kishte akuza të mëdha për korrupsion. Vetë shefi i qeverisë, ndoshta pasi ka matur kondicionin e SPAK-ut dhe mundësinë dhe pamundësinë e presionit për të mbrojtur hajdutët, e ka kritikuar publikisht kryebashkiakun e qytetit bregdetar.

Shumëkush e mëndonte ditën e ndarjes së Lelit jo vetëm me kryeministrin, por edhe me tenderat e dyshimtë dhe strehën ku rrinë të “fortët”

Ngjarjet po percipitojnë mirë në fakt.

Pas deklaratës së djeshme të ambasadores amerikane Yuri Kim ndodhi ajo që shqiptart e presin dhe zyrtarët përpiqen ta pengojnë.

Ky është lajmi që do pasohet me tjera formula të çuditshme, derisa drejtësia të mos jetë nën trysni. Që SPAK-u nuk është i lirë në punën e vet shihet që në momentet e para që Lieli shkeli në ato ambiuente. Lajmi “po “qëllohet” nga ata që duhet ta ruajnë.

Mediat, të tëra, shkruajnë se thirrja e kryebashkiakut të Vlorës para drejtësisë, ende nuk dihet pse.

Ky është problem jo i vogël dhe që do percillet me tjera përralla, se kryebashkiaku, thjeshtë ka dijeni për një dosje dhe kaq.

Pra, fenomeni i fshehjes së të vetretave ose i zbutjes së përplasjeve mafie-dedrejtësi, ka zbehur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryebashkiaku i Vlorës, duhet thënë me të madhe, në perceptimin popullor, është “Peshk” i mdh dhe po, dihet se ka akuza e pasuri të mëdha.

Shumë herë shefi i qeverisë ka matur pulsin e politikës e drejtësisë përmes Dritan Lelit, apo nuk është kështu?

Ne po, sot duhet të shpresojmë se Mafia çpo shkërmoqet dhe kryebashkiaku i qytetit bregdetar, nuk do të jetë më gjatë në vendin ku rrinë të “paprekshmit”, të “fortët”.

SPAK-u, dihet pse e thiiri Lelin, Për korrupsion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu