Krimi kërcënon sigurinë publike

0

Ultimatumi i ambasadores amerikane Yuri Kim për krijimin e Gjykatës Kushtetuese deri më 31 dhjetor, i ka tmerruar të gjithë politikanët dhe pushtetarë. Në ankth është edhe opozita, pasi diplomatja amerikane e ka “trashur zërin” kur u shpreh se të tërë bëjnë sikur e duan drejtësinë, të tërë janë dakord sot, ishin para një viti, para katër vitesh, para tetë vitesh, por edhe para 30 vitesh. Kjo është një lojë që duhet të marrë fund, është mesazhi i fortë që ka tronditur dhe bashkuar kriminelët.

Ata, ishin mësuar të shpërdoronin pushtetin, paratë, drejtësinë, përmes terrorit dhe vrasjeve. Para pak ditësh në Tiranë, u pushkatua 25 vjeçari Klodjan Rasha nga një polic, vetëm se ai nuk kishte vëndosur maskën antikovid dhe kishte thyer orën policore. Nuk i ndaloi policit dhe mori një plumb vdekjeprurës në zemër.  Shteti mbrojti krimin, duke kërcënuar rëndë sigurinë publike. U deshën disa demonstrata të fuqishme dhe presion i publikut perms rrjeteve sociale, që të dorëhiqej Ministri i Brëndshëm Sandër Lleshaj dhe disa ditë më vonë, prokuroria të ndërronte akuzën nga “tejkalim të kompetencave”, në “vrasje të qëllimshme!

Sot, krimi dhe qeveria janë bashkë.

Modeli i kryeministrit Edi Rama, që akuzohet për pasuri të pajustifikuara në Surrel, për 200 milion dollarë të investuara nga i vëllai Olsi në një kompani of shore, apo për shuma marramëndëse të bashkëlshortes Linda Rama tek Abi Bank, është shfaqur edhe në kërcënatat e egra politike përmes krimit të organizuar.

Të persekutuarit e djeshëm janë të persekutuarit e sotëm, kriminelët e djeshëm janë kriminelët e sotëm.

Terrori ka patur zhvillim përgjatë 30 viteve të fundit. Shtetasi Pjerin Pashk Paluca, njëri ndër anëtarët dhe veprimtarët e partisë demokratike është kërcënuar disa here me jetë nga struktura kriminale me prapavijë politike.  Sidomos tetë vitet e fundit krimi i organizuar është sofistikuar përmes forcimit të lidhjeve me politikën dhe me institucionet ligjzbatuese. Si njëri ndër kontributorët e partisë, demokratike në 22 vitet e fundit, nga protestat për drejtësi shoqërorë, e deri tek aktivizimi si vëzhgues, komisioner apo numërues votash, në të gjitha votimet qyshse u antarësua në këtë forcë politike, ka marrë edhe kostot, ku disa here është pushuar edhe nga puna, ku disa here edhe është lëvizur, ku disa here edhe ka kaluar ditë e net në kërkim të mbrojtjes nga shteti, mbrojtje të cilën nuk e ka gjetur dot, pasi mafia ka prapavijë politike.

Kështu ishte përndjekur edhe babai i tij, Pashk Paluca përgjatë sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, ku ishte diferencuar e nuk gëzonte të drejtat e liritë si të tjerët, kështu ishte dënuar me 5 vite burg edhe gjyshi i tij Nikoll Paluca, e pas burgut i ishte dashur familjarisht të vuante edhe 5 vite të tjera në ferrin e internimit.

Si dikur, edhe sot, kjo familje është viktimë e kohës së çmëndur të anarshisë.

Ky vit ëahtë padyshim më i ziu në historinë 30 vjeçare të të ashtuquajturës demokraci. Parlamenti nuk ka opozitë, qeveria, policia, ekonomia, prokuroria, ianë kapur nga një njeri i vetëm, kryeministri Edi Rama, ndaj edhe ka grabitje, dhunime, arrestime politike, akte kriminale deri në vrasje, përditë e përnatë.

Shqipëria i ngjan Siçilisë së viteve 1980.

Terrori e pasiguria janë kudo, në rrugë, në punë, në banesë. Krimi ose bashkëpunon me shtetin, ose e mund atë në çdo përballje.

Kohët e fundit, në Komisariatin e Policisë Shkodër, është regjistruar një kallzim penal me numër 543/1 të protokollit, ku kanosja e familjes së shtetasit Pjerin Paluca, konkretisht atij, gruas dhe fëmijëve, vlerësohet e rrezikshme dhe materialet e një dosjeje të trashë me mesazhe dhe numra të identifikuar telefoni, i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  të Shkallës së Parë Shkodër.

Kanosja dhe rreziku i jetës, kanë fashikullin e dosjes me Nr.7676 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, ku përmënden edhe familja, edhe adresa e banimit në Kamëz Tiranë. Aty dallohet qartë kërcënimi serioz ndaj familjes Paluca dhe shkak është pikërisht  lidhja e  drejtpërdrejta me detyrën si Specialist Testimi në Degën e Drejtimit të Automjeteve, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor Shkodër të shtetasit Pjerin Paluca. Prandaj janë vënë në lëvizje prokuroria dhe policia. Viktima e pafajshme ka bërë dy denoncime, një në polici dhe një në prokurori dhe ka disa kohë që është detyruar ta largojë familjen nga Shqipëria. Por është interesant fakti, se Prokuroria, megjithëse ka zbardhur shumë kërcënata, shumë mesazhe, arrin ta mbyllë çështjen duke u dorëzuar përballë “formave të sofistikuara elektronike, … që kanë cënuar jetën private të kallëzuesit, deri dhe në përndjekjen  e tij dhe familjes së tij”.

Ne si gazetë, nuk mund të themi ende nëse prokuroria ngeli vërtetë në këtë hetim, apo ka kërcënata nga mafia, e cila shumë herë ka arritur të drejtojë edhe sistemin e drejtësisë. Shëmbull kemi ish Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla, i cili ishte i lidhur me bandat dhe kriminelët dhe tashmë është nën akuzë për disa miliona dollarë të përfitiara nga bashkëpunimi me mafian.

Sekustrimi i pasurive të Llallës, u bë para pak ditësh vetëm me ndërhyrjen e fortë të ambasadores Yurii Kim, pasi gjykata ishte nën presion të klaneve mafioze dhe me vëndim të formës së prerë e pati liruar nga akuza ish kryeprokurorin.

Këtu kanë ndodhur çudira që nuk i gjen as në përralla, pasi populli i skllavëruar tashmë, nuk ka forcë lëvizëlse.

Në rastin konkret pra, dosja e trashë kriminale, që lidhet me rrezikun për vrasjen e shtetasit Pjerin Paluca, mësojmë se është rikthyer në Komisariatin e Policisë Shkodër, çka ngjason me dosjen 184”, per ceshtjen e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, e cila u përcoll disa here nga Prokuroria e Posacme, apo SPAK-u drej Dibrës e anasjelltas, deri sa përfundojë me ca dënime qesharake të ca peshqve shumë të vegjël, duke ruajtur Peshqit e mëdhenj.

Me Peshqit e mëdhenj lidhet edhe 31 dhjetori, datë e cila pritet me padurim nga shqiptarët, të cilët çdo shpresë e kanë tashmë tek ambasadorja Kim, e cila i ka dalë përballë krimit, për të ruajtur sigurinë publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu