Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, është zgjedhur kryetar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, e njohur si SPAK, pasi ka arritur të sigurojë më shumë vota se kundërshtarët e tij, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
Votimi është bërë nga anëtarët dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prej ku prokurori Kraja ka marrë gjashtë vota, kundrejt Altin Dumanit, i cili ishte dhe kundërshtari më i fortë, por që mori katër vota, ndërsa kandidati i tretë në garë, Edvin Kondili, ka marrë vetëm një votë, atë të kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.
Te Kraja ka prevaluar eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore, ndërsa Gent Ibrahimi votoi Kondilin, pasi ka vlerësuar platformën e tij dhe për faktin se një institucion i ri si SPAK do të kishte një drejtues që s’e ka provuar më parë këtë pozicion, nisur nga fakti që Edvin Kondili nuk ka mbajtur asnjëherë poste drejtuese.
SPAK do të godasë krimin e organizuar dhe korrupsionin deri në nivelet më të larta politike.
Po kush eshte Arben Kraja?
Kraja e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekakadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit.
Kraja është pasardhes i nje prokurori me emer para viteve ’90.
Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, megjithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja është 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.
Pasurie bruto e familjes Kraja në vitin 2017 është ndarë në 25.9 milionë lekë pasuri të patundshme, 204 mijë lekë likujditete bankare, automjet me vlerë 590 mijë lekë dhe kursime në cash prej 769 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar 2003-2017 janë 39.6 milionë lekë. Rreth 64.4 % e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni në prokurori dhe 23 për qind pagën e bashkëshortes, 4 % vijnë nga mësimdhënia dhe vetëm 8 % janë të ardhura të tjera.