Konservatorizmi i pretenduar , një “shaka”…

0
Shkruan Zef Ndreka
Foltoristët, vullnetarë të Saliut, kanë sakrifikuar e kanë punuar mjaft, plot një vit për t’a zmadhuar artificialisht Berishën në sytë e botës, veçanërisht të amerikanëve, si figurë jo vetëm të tyre!
Por, sa më shumë sakrifikoni e punonin, aq më poshtë binte ”busti” i tij.
Sepse, vetë Berisha me të gjitha veprimet e tij të pa skrupullta, shpifëse, trilluese, mashtruese, denigruese, akuzuese, anatemuese, shantazhuese etj, ka konfirmuar çdo akuzë që i është bërë prej 30 vitësh.
Ai ka vërtetuar se nuk kishte dashuri as për njeriun, as për vëndin, ndaj nuk mori rrugë për mirë Shqipëria gjatë rregjimit të tij. Disa arritje, ishin më tepër efekt i ekonomisë së lirë të tregut.
Tani që për “bustin” e tij, menduan dhe e fundosën amerikanët, dhe e vazhduan europianet, nuk dihet rruga që i ka mbetur Berishës për të bërë.
Foltoristët e bënë të tyrën. Mbështetësit e korruptuar gjithashtu, e përdorën, gjë që nuk besohej më parë!
Te gjithë kanë menduar se po i përdor Berisha, por kanë përdorur njëri-tjetrin për interesat e tyre.
Tani e shohim Berishën të kaferdiset e të piqet me mashtrimin e fundit që i ka mbetur: Konservatorizmin e tij dhe të Kokalarit!
Harron Berisha se bota demokratike, familjet konservatore dhe ato europiane popullore, e njohin thjeshtë si një prijës tribal, që ka bërë çfarë ka dashur e si ka dashur me PD-në dhe Shqipërinë.
Ka patur kohë plot 30 vite t’a bënte PD-në forcë konservatore sovraniste! Por nuk i ka patur as i ka genet për këtë gjë.
Tani, kudo pas tij, në krah të tij, anash tij, zëdhenës të tij, shfaqet Këlliçi. Një i ri, një servil pa përsonalitet, që Berisha veç me shikimin e rreh, i përdor si zarë, si papagll kudo ku i nevojiten. E bën të votojë kundër raportit të Zonjës Tabaku për inçeneratorët, të votojë mamuthin e korrupsionit Angjelin etj.
I projektuar ky besnik i ri, mbase edhe si zëvëndës për çdo situatë, për çdo të papritur që mund të ndodhë për shkaqet që Berisha u shpall non grata!
Sa herë e shikoj këtë djalë të ri, sepse me kujtohet një ngjarje para viteve ’90, në një repart ushtarak në Elbasan.
Komandanti i repartit shkon pa pritur kontroll dhe e gjen rrëmuj repartin.
Ushtarari që ishte në shërbim nuk dinte si t’a justifikonte gjendjen dhe në ato kushte, në nerva e sipër, komandanti pasi jep alarmin, i fut disa shuplaka ushtarit!
Pasi u mblodhën të gjithë, e gjëndja u qetësua, ushtarët filluan t’a tallnin shokun e tyre që e rrahu komandanti.
Çfarë keni me mua?! – u kthye ushtari. Pse mburreni ju, tek e fundit një jevg goditi komandanti, mund të më bënte edhe zëvendës të tij…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu