Kol Mileta, artisti i vertetë në kërkim të gjërave të reja

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Piktori Kol Mileta ka mbaruar Shkollën artistike “Prenkë Jakova” Shkodër dhe më vonë është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1989. Që në shkollën e mesme u dallua për talent të spikatur, shije estetike të vecanta në punët e tija, një artist që zhvilloi talentin e tij në Akademinë e arteve në Tiranë. Mileta i qëndron besnik penelit, duke krijuar vit mbas viti punë me vlera artistike, me penelata të cilat prezantojnë, arketipe, histori, traditën, dritën, kulturën e qytetit të Shkodrës dhe Shqipërisë. Mileta edhe mbas largimit në Itali, punon me pikturën e vërtetë, duke qëndruar besnik formimit të tij akademik dhe artistik.

Në punët e Kol Miletës, ka ngjyra, kontraste, dritë hije, imazhe të cilat prezantojnë një artist, sic e deklaron vetë, që është në kërkim të gjërave të reja, pa e tradhëtuar të bukurën, pikturën grafike tradicionale, penelin. Në një Video në You-Tube Kol Mileta shprehet: “Është dicka që nuk harrohet, mundohe me i kristalizu, niset një rrugë që është e vështirë kthimi mbrapa,,,, Si artista të tjerë, kërkoj gjëra të reja, në rrugën time. Në ekspozitën me rastin e 10 vjetorit të Papës Giovanni Paolo II në Shqipëri, e thashë fjalën teme për Nanë Terezen, veprër në pikturë bojëra vaji, kompozim, “Nanë Tereza” në një ambient shqiptar”, mbresat e saj, edhe në një grafikë për Papën Giovani Paolo II që trajtoj në një moment lutjeje, dritë hije, anën e vecantë, të brëndshmen e këtyre njerëzve të mëdhenj, pikturat flasin vetë”. Peneli i Kol Miletës, flet vetë, nëpërmjet penelatave, ngjyrave, që krijon emocione të vecanta për shikuesit e punëve të tija. Mileta përpiqet të kristalizojë idetë e tija gjithmonë në kërkim të gjërave dhe fenomeneve të reja.

Mbas largimit të tij në Itali, Romë, në vitin 1995, Kol Mileta ka celur disa ekspozita personale në galeri prestigjioze në Itali dhe ka marrë disa cmime.

Në një shikim të shpejtë të imazhe të Kol Miletës në Internet, shikon shumë Shenja dhe Simbole që prezantojnë, Shkodrën, Zojën e Shkodrës, grua malësore, pulëbardha që simbolizon emigrimin në Itali, portret vjaze, punë të cilat janë pjesë e psikikës, mendjes dhe penelit të Miletës në kërkim dhe vëzhgim të gjërave të bukura dhe historisë njerëzore.

Piktori Kole Mileta shkruan tek grupi ne FB: “Hije Yjesh”
Memoria ma kishte shi prej kujteses!
Si njitesh m’kujtohet, ishte midisi i nates i rreth 30 vjetve ma perpara kur filloi me ra nji shi Shkodret! Telajoja bashke me mu u bame qulle por t’knaqun! T’falemnders miku e artisti i mrekullueshem Qamil Sulejman Gjyrezi qe me perkujdesjen e fjalen e mire ta vlerson ne pafundesi mundin. Publikimi i piktures ne faqen Psikoterapia E Muzikes Qgjyrezi me emocionoi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu