Kokaina që u kap në Durrës e Egert Vargut, këshilltar dhe mik i Erion Veliajt

0

Disa ditë më parë, Egert Vargu ishte pjesëmarrës në përvjetorin e ditëlindjes së Partisë Socialiste. Natyrisht, do të ketë gjetur anën për të siguruar një foto me liderin e madh, Edi Ramës, ose edhe me liderin pas tij, Erion Veliajn.

Pas kësaj feste, tashmë djaloshi Vargu është në prangat e policisë së Durrësit, nën dyshimet se është i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë.

Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe zyrtari i radhës i Partisë Socialiste i arrestuar për çështje kokaine.

Egert Vargu

Uniformat blu njoftuan paraditen e së Enjtes:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, … u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve:

– Arben Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

Egert Vargu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”.

Deri më tani, nuk ka informacione konkrete për rolin e dy personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Megjithatë, Policia dhe Prokuroria e Durrësit duket se kanë dyshime të mbështetura në fakte që Arben Ferizi dhe Egert Vargu duhet të jenë të përfshirë në trafikun e kokainës, i cili mbërriti në Port në një ngarkesë mishi nga Brazili.

“Boldnews.al” konstatoi se agjenti doganor Egert Vargu, është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i dalë nga votimet mono-partiake të 30 qershorit 2019.

Në foto: Egert Vargu është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Vargu është pjesë e “armatës” politike në Bashkinë e Tiranës, të cilët ngrenë dorën pa asnjë kundërshtim për çdo propozim të Erion Veliajt.

Arrestimi i këshilltarit socialist Vargu i shtohet listës së gjatë të zyrtarëve të “Rilindjes”, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve të forta

Pak ditë më parë, policia italiane arrestoi ish-kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Atij iu gjetën rreth 20 kilogramë kokainë në automjet dhe u prangos së bashku me nipin e tij, siç raportohet nga mediat italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu