Kjo ngjyrë flokësh do bëjë namin në 2020-n, ja femrat e njohura shqiptare që e provuan të parat

0

Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, thotë një shprehje dhe ne mendojmë se kjo është mëse e vërtetë. Asnjë femër nuk besojmë se ndihet bukur me veten kur flokët e saj nuk janë në formën e tyre më të mirë. ‘VIP-at’ janë të parët që përqafojnë trendet e fundit dhe këtë vit ngjyra që do dominojë për flokët do të jetë ajo çokollatë.

“Ngjyra çokollatë na kujton ditët e ftohta ku kemi nevojë të ngrohemi me një çokollatë të ngrohtë”-shpjegon stilisti i flokëve, Jean Louis David. “Nuanca e kësaj ngjyre mund të jetë e fortë, e lehtë ose vibrante dhe do ta bëjë look-un tuaj të duket më i ngrohtë”-shprehet ai.

Vajzat shqiptare që i kanë lyer flokët në këtë ngjyrë së fundmi janë Elita Rudi, Morena Taraku dhe Dhurata Dora. Të treja vajzat i kishim parë gjithmonë me flokë të zeza, por ky ndryshim është i duhuri për to dhe për vajzat që nuk duan të bëjnë ndryshime drastike./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu