Kjo është erëza që kuron artritin dhe ju forcon nyjet Mos e humbisni

0

Artriti është një gjendje e cila karakterizohet nga pezmatimi i artikulacioneve në trupin tuaj që zakonisht shoqërohet me ënjtje dhe dhimbje. Kjo sëmundje është e zakonshme në mesin e individëve të moshuar dhe zakonisht trajtohet me ilaçe anti-inflamatore. Por a e dini se ekziston një ‘ilaç’ natyral që vepron si kurë efektive kundër inflamacionit të nyjeve të shkaktuara nga artriti? Xhinxheri, nuk njihet vetëm për përdorimet e tij në kuzhinë, por me shekuj është përdorur për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo rrënjë përmban enzima që qetësojnë ulçerën, komponime që janë anti-inflamatore dhe antioksiduese, si dhe një sasi të vogël përëbërësish me veti analgjezike. Por si duhet ta përdorni rrënjën e xhinxherit për të përfituar ?
1. Shtimi i xhinxherit të freskët në vaktet tuaja Hulumtuesit e University of Georgia në Athinë and Georgia State College & University në Milledgeville botuan një studim në Journal of Pain se disa lugë xhinxheri i grirë mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së muskujve shkaktuar nga stërvitja. 2. Pija magjike Përbërësit: 2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur 1 gotë ujë 2 cm rrënjë xhinxheri i grirë 1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja: 1. Vendosni ujin të vlojë në një tenxhere të vogël 2. Shtoni xhenxhefilin e grirë. 3. Ziejeni ujin për 10 minuta. 4. Kullojeni atë dhe shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur. 5. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë dhe pini 2-3 gota çdo ditë, derisa dhimbja të qetësohet. 3. Masazh me vajin e xhinxherit Vaji esencial i xhinxherit ka enzima me veti anti-inflamatore dhe analgjezike. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së artritit duke vepruar në receptorët vanilloide, të cilët ndodhet në mbaresat nervore të nervave shqisor. Si duhet ta përdorni: 1. Merrni 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër dhe ngroheni për 2-3 minuta. 2. Shtoni 3-4 pika vaj esencial xhinxheri . 3. Lëreni të ftohet pak e më pas masazhoni artikulacionet dhe kyçet që ju dhembin. 4. Masazhoni zonat e dhimbshme me këtë përzierje të paktën 2 herë në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu