Një nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke ka përfunduar ditën e djeshme në spital. Bëhet fjalë për Kivanç Tatlitug, i cili dyshohet se është helmuar nga ushqimi. Pasi i është pastrimi i stomakut dhe është mbajtur disa orë në vëzhgimin e mjekëve, aktori simpatik është lënë i lirë.
Duket se gjërat nuk kanë qenë serioze dhe Kivanç është tashmë në gjendje të mirë shëndetësore. Kujtojmë se përveç se është një nga aktorët më të paguar në Turqi, ai është dhe një nga meshkujt më të lakmuar, por Kivanç është i martuar prej vitesh me stilisten e njohur, Basak Dizer.