Kim takim me SPAK dhe FBI-shqiptare: Ata që dëmtuan shqiptarët do të arrestohen!

0

Ambasadorja Yuri Kim ka njoftuar se 28 hetues të ‘FBI-shqiptare’ i janë bashkuar skuadrës së SPAK, për të hetuar dosjet ‘e zeza’ të politikanëve dhe gjithsecilit që ka abuzuar me fondet publike.

Yuri Kim ka paralajmëruar se janë dosjet e forta, ato që do të kenë përparësi, duke shprehur kështu se ish-lideri i PD, Sali Berisha dhe “koka të tjera të mëdha” të korrupsionit, do jenë të parët që do të kalojnë në ‘gijotinën’ e drejtësisë.

Ndërsa në fund të postimit të bërë në faqen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, thuhet se përgjegjësit që dëmtojnë shqiptarët duke grabitur pasuritë e tyre, do të vihen para drejtësisë.

Postimi i Ambasadës Amerikane

🇦🇱 | Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.

🇺🇸 | Ambassador Yuri Kim met with the 15 SPAK prosecutors to express appreciation for the team’s hard work and numerous successful prosecutions. It is good news for Albania that the first class of NBI investigators is joining forces with them to combat crime and corruption. The NBI class of 28 dedicated & well-trained investigators will ensure SPAK builds strong cases. Together, they will prioritize and focus on the most significant cases and model independence and accountability. Together, they will prosecute and hold accountable those who harm Albanians and enrich themselves through organized crime and corruption. No one is above the law. The time of impunity is coming to an end.

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë, kostum dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu