Sipas Gail Saltz, frika e plakjes është një nga fobitë më të zakonshme që njerëzit përjetojnë. Trupi gjithnjë ndryshon dhe si rezultat, zbulojmë tiparet e tij të fshehura. Mjekët mendojnë se janë disa ndryshime që i ndodhin trupit dhe që ju duhet t’i dini për të qëndruar të sigurtë dhe të shëndoshë.
Dhëmbët bëhen më pak të ndjeshëm
Me kalimin e kohës, dhëmbët tanë bëhen më pak të ndjeshëm ndaj ushqimit të nxehtë dhe të ftohtë. Edhe pse kjo tingëllon si një gjë e mirë, në realitet mund të shkaktojë probleme të reja. Sipas Shoqatës Dentare Amerikane, nervat në dhëmbët tuaj mund të tkurren kur të moshoheni, gjë që shkakton mungesën e ndjeshmërisë.
Mesatarisht, trupi e ndal rritjen rreth moshës 18-vjeçare. Por disa pjesë të trupit, si hunda, vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës suaj. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në indet e buta, muskujt dhe kërcet që formojnë hundën. Ndryshe nga kocka, kërci vazhdon të rritet. Procesi shpejton deri në moshën 50-vjeçare dhe vazhdon me të njëjtin ritëm deri në 60 vjet. Për më tepër, maja e hundës shpesh ulet kur të moshoheni.
Qerpikët shkurtohen
Tiroidet dhe alergjitë janë faktorët më të zakonshëm që ndikojnë në gjatësinë dhe trashësinë e qerpikëve. Ata ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme teksa rritesh. Sipas disa studimeve, 44% e burrave dhe grave vënë re se qerpikët e tyre janë bërë më të shkurtër dhe më të hollë gjatë viteve.
Libido rritet
Me afrimin e menopauzës, sfondi hormonal bëhet gjithnjë e më pak i qëndrueshëm. Shkencëtarët pohojnë se është një mashtrim që përdoret nga natyra për t’i lejuar gratë të rrisin shanset e tyre për t’u mbetur shtatzënë (zvogëlohet funksioni riprodhues dhe rritet epshi). Psikologët mendojnë se gratë 40-vjeçare hyjnë në një periudhë të çlirimit sek**al pasi jeta e tyre është e balancuar: fëmijët e tyre janë bërë të pavarur dhe karriera është e qëndrueshme.
Rritet numri i këmbës
Ortopedistët pohojnë se me kalimin e kohës rritet numri i këmbës dhe shputa bëhet më e gjerë. Kjo ndodh sepse ligamentet dobësohen. Pra, kjo është arsyeja pse njerëzit duhet të blejnë këpucë një numër më të madh seç i blinin vite më parë.
Source @class