Këtë javë në “Lule të vetmuara”/ Songyl merr një lajm të papritur, ajo duhet të marrë një vendim

0

Xhemre shpëton gjallë nga incidenti. Defne i tregon Nazanit dhe kjo e fundit vendos ta shpëtojë të bijën duke u arratisur. Policia kërkon kudo për Defnen. Xhemre rifiton sërish shikimin. Meral rikthehet në jetimore dhe mikeshat e surprizojnë.

Kemal del nga burgu. Ky lajm trondit Ejlylin dhe vajzat. Ejlyl vihet sërish në rrezik dhe një ngjarje e papritur ndodh me të. Banu kërkon mënyra për të hequr qafe foshnjën e saj. Kader shkon në spital për të vizituar vëllain por nuk e gjen më aty.

Banu është gati të lërë gjithçka dhe të largohet. Songyl merr një letër nga i ati dhe tronditet. Ajo duhet të marrë një vendim./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu