“Shqipëria vendi më i rrezikshëm në Europë”, Rama pas fjalës së Berishës për Daily Mail: Deklarata turpi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Berishës në një artikulll të DailyMail ku shprehet se “Shqipëria është vendi më I rrezikshëm në Ballkan”.
Rama shkruan se vëtëm shërbëtorët e së keqes mund të thonë këto fjalë dashakeqe për Shqipërinë dhe i cilëson si deklarat turpi.
Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!






