Kështu duket “Tanemi” nga seriali “Mos ma lësho dorën” në jetën reale (Foto)

0

Tanemi” në jetën reale. Seriali turk “Mos ma lësho dorën” aktualisht është duke u transmetuar në ekranet shqiptare.

Para një jave ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali edhe në Kosovë, pjesë e të cilit janë bërë disa aktorë të rinjë të cilët po pëlqehen shumë nga publiku.

Ajo e cila po rrëmben vëmendje të madhe është vogëlushja e serialit, Sıla Sade me rolin e “Tanemit”, një fëmijë i cili rritet pa nënë, por që krijon një lidhshmëri të madhe me personazhin kryesor, “Azrën”, shkruan rtv21.

FOTO:

Sıla ka lindur në Stamboll më 13 tetor 2013 që do të thotë se tani është 6 vjeçare, dhe këtë vit ka filluar shkollën fillore.

Me talentin e saj edhe pse e vogël, Sila ka luajtur edhe në serialin “Bizim Hikaye”, gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në disa reklama televizive. Por, padyshim se emri i saj më i pëlqyer u bë nga seriali “Mos ma lësho dorën” .

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga përditshmëria e vogëlueshes.

FOTO:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu