Aktori jashtë serialit “Peng i dashurisë”.
“Peng i dashurisë”, është seriali më i ri, i cili ka filluar të transmetohet në ekranin e RTV21. Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku. Pjesë e këtij seriali janë akotrët më të pylqyer në Turqt.
Në mesin e tyre është edhe aktori Erkan Meriç, i cili me rolin e “Omerit” ka rrëmbyer vëmendje të madhe nga shikuesit e serialit. Erkani u lind më 25 korrik 1986 në Mersin të Turqisë që do të thot se ai tani ka 33 vjet.
Para se të hynte në botën e aktrimit aktori merrej me modelizëm, ku fitoi disa herë çmime të ndryshme. Përveç këtyre, Erkani gjithashtu merret edhe me futboll dhe basketboll.
33 vjeçari ishte në lidhje 2-vjeçare me aktoren e këtij seriali, Hazal Subasi, e njohur si “Zehra”. Lidhja e tyre mori fund në prill të këtij viti. Në jetën reale aktori duket më ndryshe se në serial. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga jeta e tij e përditshme.