Kësaj here pa Edi Ramën/ Yuri Kim mbledhje me ministra e deputetë të PS në lokal

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zgjedhur disa ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste për të konsumuar kafenë e mëngjesit, në një prej lokaleve të Tiranës.

Nuk dihet nëse takimi ka qenë i programuar më parë apo i rastësishëm, por me shumë gjasa ministrat dhe deputetët socialistë, janë thirrur nga diplomatja amerikane, ndoshta në një bisedë informale.

Në tavolinë me Kim janë të pranishëm Mimi Kodheli, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Blendi Klosi, Elisa Spiropali.

Balluku, Peleshi dhe Spiropali mbajnë poste ministrore në kabinetin e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa Klosit i është besuar procesi organizativ i strukturave të Partisë Socialiste. Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes, dhe sot deputete, është shfaqur mjaft aktive në raportet ndërkombëtare, ndërsa emri i saj u lakua si një nga kandidaturat për Presidente, por shpejt u sfumua pasi Kryeministri Edi Rama deklaroi se Kreu i ri i Shtetit nuk do të ishte asnjë nga deputetët e PS.

Fotoja është publikuar nga gazeta Panorama.

Gjithçka ndodh ndërkohë që në Partinë Demokratike, prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, demokratët kanë nisur procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të partisë, ndërsa në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Një ditë më parë diplomatja amerikane u shfaq në mbështetje të një marshimi të LGBT në Tiranë, në kuadrin e asaj që konsiderohet si mbrojtje e të drejtave të njeriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu