Kerem Bursin ‘shfrytëzon’ ndarjen nga Serenay për të promovuar projektin e ri!

0

Serenay Sarikaya dhe Kerem Bursin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 3 vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, ata janë pyetur vazhdimisht për jetën e tyre personale, por kanë vendosur të mos japin asnjë deklaratë. Përveç arsyeve të ndarjes, fansat kanë aluduar gjithashtu edhe për partnerët e mundshëm me të cilët mund t’i shikojmë në të ardhmen Kerem apo Serenay-n. Ndërkaq, veprimi i fundit i Kerem, ka lënë një shije mjaft të hidhur tek fansat.

Ai është ndaluar nga gazetarët, për t’u pyetur konkretisht rreth lidhjes me Serenay. Duke pranuar t’u përgjigjet gazetarëve, Kerem ka thënë çdo gjë, përveçse asaj që pritej. Ai ka thënë se për Serenay-n nuk ka çfarë të flasë më, por mund të flasë për projektin e tij të ri në Netflix. Ndërkohë që gazetarët insistonin, duke e bërë të qartë se arsyeja e vetmë që ata e ndaluan ishte pikërisht marrëdhënia me Serenay, Kerem i ka “shfrytëzuar” për të bërë publicitetin e projektit të tij të ri, i cili pritet të nisë së shpejti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu