E njohur në Shqipëri me emrin “Zejnep” nga seriali “Kuzey Guney”, aktorja turke Merve Bolugur po kalon një situatë aspak të mirë në jetën e saj.
Pas ndarjes nga bashkëshorti Murat Dalkilic, ndarje e cila u komentua shumë në media, Merves tani i ka ndodhur një e keqe tjetër.
Merve Bolugur është kërcënuar me mesazhe ne celularin e saj nga një person që nuk e njeh.
Kërcënuesi i dërgoi mesazh në telefon duke i thënë se kishte fotografi dhe video intime të aktores.
Ai i kërkoi para në të kundërt i tha se do i publikonte materialet në mediat sociale.
Merve Bolugur e denoncoi në polici dhe kanë nisur hetimet se kush qëndron pas mesazheve kërcënuese.
Numri nga ku u dërguan mesazhet ishte regjistruar jashtë vendit.