Shkruan Musa Kurtulaj
𝐄𝐋𝐕𝐈𝐑𝐀 𝐅𝐉𝐄𝐑𝐙𝐀: 𝟏𝟐 𝐊Ë𝐍𝐆Ë–𝐊𝐋𝐈𝐏𝐄, 𝐍𝐄 𝟏𝟏 𝐌𝐔𝐀𝐉 !
𝐏𝐄𝐑𝐈𝐔𝐃𝐇𝐀 𝐊𝐎𝐇𝐎𝐑𝐄: 𝟐𝟓 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐑𝐓 𝟐𝟎𝟐𝟐 – 𝟒 𝐉𝐀𝐍𝐀𝐑 𝟐𝟎𝟐𝟑
𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄 𝐃𝐀𝐓𝐄𝐍 𝟐𝟓 𝐉𝐀𝐍𝐀𝐑 : 𝟖.𝟒𝟗𝟒.𝟐𝟕𝟎 𝐒𝐇𝐈𝐊𝐈𝐌𝐄 !
𝐌𝐄𝐒𝐀𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓: 𝟐𝟓.𝟒𝟑𝟏 𝐒𝐇𝐈𝐊𝐈𝐌𝐄 𝐍𝐄 𝐃𝐈𝐓𝐄!
Ndërsa po vizitonim youTube për evidentimin e disa te dhënave rreth klipeve muzikore, ne funksion te përgatitjes se një emisioni televiziv, na tërhoqën vëmendjen këngët e shumta ne numër te këngëtares se mirënjohur nga Malësia e Madhe, Elvira Fjerza ! Për 11 muaj, shkurt 2022 – janar 2023, ajo kishte prezantuar 12 kënge – klipe ! Fillonte me këngën “Kam mbushe 200 muaj”, publikuar me 25 shkurt 2022 dhe përfundonte me publikimin e këngës “Nate e Dite Lotoj prej Mallit”, date 4 janar te vitit 2023.
Është një volum pune i konsiderueshëm, duke mbajtur ne konsiderate këtu edhe cilësinë e mire te realizimit te këtyre këngëve e klipeve, si nga ana e interpretimit te këngëtares ashtu dhe filmimet e montazhi ! Nga verifikimi qe bëmë, nuk na rezultoi te kishte ndonjë këngëtare apo këngëtar tjetër ne zonën veriore te vendit dhe as ne Kosove, me një numër te tille këngësh e klipesh, për te njëjtën periudhe kohore 11 muaj, sa Elvira Fjerza!
Pikërisht ky fakt na beri qe te ndaleshim me gjate tek 12 këngët e fundit te kesaj këngëtareje. Një tjetër arsye e rëndësishme, qe nuk mund te mos theksohet se na nxiti akoma me shume për këtë ndalese, ishte edhe numri i konsiderueshëm i shikimeve ! Ne harkun kohor te 11 muajve deri me 25 janar ora 15.30, kur dhe është bere ky monitorim, këto këngë kishin 8.494.270 shikime, ose mesatarisht 25.431 shikime ne dite. I bie qe secila nga 12 këngët te ketë nesatarisht 707.855 shikime për 11 muaj, ose mesatarisht nga 2119 shikime ne dite !
Nuk është pa domethënie ky numër shikimesh, për te treguar preferencën e publikut ndaj kësaj këngëtareje ! Mund te këtë opinione e ndryshme për rëndësinë e klikimeve – shikimeve, por janë tregues qe në asnjë mënyrë nuk te anashkalohen ne vlerësimin e një këngëtareje apo këngëtari, te çdo rryme muzikore qofshin ! Kënga “Dashuria na shkoi huq” kishte deri me 25 janar 2.819.839 shikime, ose kënga tjetër “Kam mbushe 200 muaj”, kishte 1. 376.182 shikime !
Pikërisht, nisur nga gjithë këto te dhëna interesante e te tjera, u motivuam te ideonim e realizonim këtë “klip-kolazhe”, te titulluar “Elvira Fjerza:12 këngë – klipe ne 11 muaj”, me 12 këngët – klipe te 11 muajve (25 shkurt 2022 – 4 janar 2023) te këngëtares Elvira Fjerza! Kjo edhe si një kontribut modest qe mund te japim ne vazhdimësinë e promovimit te kesaj këngëtareje, pasi ia vlen te përkrahet dhe te nxitet akoma me shume ne pasurimin e karrierës se saj artistike, sepse është e talentuar, e natyrshme si këngëtare dhe aspak e sforcuar !
Nuk jemi specialiste te muzikës, por ama kuptohet lehtësisht se Elvira Fjerza ka një vokal te këndshëm për veshin dhe një aftësi te admirueshme interpretuese, cilësi këto qe i rendisin këngët e saj me ato vlera qe kontribuojnë ne pasurimin e mëtejshëm te krijimtarisë sonë muzikore ! Duke e theksuar këtë, nuk është se ne mendojmë qe Elvira tani ka arritur majat, dhe nuk ka me nevoje te jete e vëmendshme ndaj krijimtarisë muzikore ! Përkundrazi, ne gjykimin tone kjo (krijimtaria muzikore) është një fushe qe asnjëherë artisti nuk arrin ta prekë persosmerine !
E rëndësishme është se ne rrugën e vështirë, por te bukur te artit muzikor, Elvira ka shënuar suksese dhe është premtuese për te qene sa me e suksesshme ! Ne hapësirën shqiptare, ajo konkurron me dinjitet ne skenën e këngës popullore dhe te folkut ! 12 kënge – klipe te prezantuara gjate 11 muajve (qe ne këtë montazhë i kemi renditur ne mënyrë kronologjike, sipas datave te publikimit), zënë 61 minuta, kohë e barabartë për një koncert recital! Domethënë, nëse Elvira don te beje nesër një koncert recital, qe është aktivitet shume i rendesishem i një këngëtari apo këngëtareje për te treguar para publikut vlerat me te spikatura te krijimtarisë se vet artistike, ajo e ka gati këtë edhe me këto 12 këngë pasi, përveç volumit kohor qe zënë, janë edhe te arrira artistikisht !
Këtë e kompleton me se miri edhe fakti tjetër qe 7 nga këto këngë – klipe, i ka ne bashkëpunim me këngëtarë te tjerë, qe do te thotë kanë larmi interpretimesh e zërash ! Gjithashtu edhe fakti tjetër, qe gjate vitit te kaluar studiot e produksionit i kane përfshirë disa nga këngët e Elvires ne 7 kolazhe me këngëtarë te tjerë mjaft te njohur ne Shqipëri e Kosove, është me domethënie për prestigjin ne rritje te kësaj këngëtareje tek një publik sa me i gjere ! Studiot profesionale te produksionit, nuk te përfshijnë lehte ne aktivitetin e tyre promocional, nëse nuk binden për vlerat qe ke !
Por ne këtë drejtim, nuk duhet harruar as roli i pazevendesueshem i tekstshkruesve, kompozitoreve dhe orkestrantëve, pasi janë faktorë qe veprojnë ne kompleks dhe me ndikim shume te rendesishem tek suksesi apo mos suksesi i këngëtarit apo këngëtares ! Sado i talentuar te jete këngëtari apo këngëtarja, nëse kënga qe këndojnë nuk është e ndërtuar mire nga ana muzikore mbi bazën e veçorive individuale qe kane secili, sidomos sa i përket vokalit dhe interpretimit, atëherë suksesi nuk është i mundur te arrihet ! Ne shumicën e tyre, këngët e kënduara nga Elvira janë te formatit qe i përgjigjën natyrshëm cilësive te saj ! Edhe sa i përket klipeve, pjesa dërmuese e tyre janë te standardeve te admirueshme, qofte nga ana filmike qofte montazhi.
Gjithsesi, këtu rol kryesor luajnë produksionet, ne kuptimin qe sa këto janë kërkuese qe te realizojnë klipe te bukura, me te gjitha komponentët e standardeve sa me e larta profesionale ! Sado i talentuar te jete këngëtari apo këngëtarja e sado kënga e tyre është e realizuar nga ana muzikore dhe e kënduar e interpretuar mire, nëse nuk tregohet kujdes qe vendi dhe planet filmike ti përgjigjën përmbajtjes se tekstit e mesazhit te këngës, dhe nëse nuk respektohen maksimalisht kërkesat teknike te xhirimit duke filluar me ndriçimin, ngjyrat e deri veshjen, atëherë cilësia e klipeve le për te dëshiruar dhe vete kënga nuk e fiton jehonën qe meriton ! Elvira për realizimin e klipeve te 12 këngëve te fundit, ka bashkëpunuar me 7 produksione:
Power Media Studio – 3 klipe Koplik
FenixStudioOfficial – 3 klipe Tiranë
Ardi & Onair Media – 2 klipe Kosove
Mproduktion – 1 klip Kosove
Donjeta – 1 klip Gjermani
Treva – 1 klip Shkodër
Red Media -1 klip Kosove
Disa nga këto produksione janë me mjaft emër, pasi kane një përvoje te konsiderueshme, dhe u kushtojnë vëmendje përgatitjes se klipeve me standarde bashkëkohore ! Por nuk po zgjatemi sot ne këtë pike, pasi s’është qëllimi ynë analiza te klipeve, këtë do ta bëjmë njëherë tjetër se ia vlen te behet.
Ajo qe ka rendësi, dhe qe nuk mund te mos e theksojmë, është se 12 këngët – klipe te Elvira Fjerzes për periudhën 11 mujore ( 25 shkurt 2022 – 4 janar 2023), janë një tregues domethënës, si nga ana sasiore ashtu dhe cilësore, i përkushtimit maksimal te kësaj këngëtareje qe, me pasionin dhe talentin e saj, jo vetëm qe nuk vetëkënaqet me çfarë ka arritur, por synon gjithnjë e me te mirën, me te bukuren, me bashkëkohoren, dhe ne te njëjtën kohe duke i qëndruar besnike identitetin e saj si një nga artiste e shquar e Malësisë se Madhe ! Treva e Malësisë se Madhe trashëgon një krijimtari muzikore mjaft te pasur.
Si nga ana e teksteve ashtu dhe e muzikës, janë te shumta këngët e kesaj treve, qe vazhdojnë ti qëndrojnë mrekullisht kohës dhe te pëlqehen! Jo pak prej tyre mund te këndohen shume mire nga Elvira edhe si soliste, edhe duet, edhe e shoqëruar me ansambël ! Mendojmë se do te ia vlente te investohej me vëmendje e përkushtim ne ketë pike pasi, me teknologjinë e sotme moderne te filmimit e përgatitjes se klipeve, ajo i ka te gjithë mundësitë qe me zërin e saj dhe interpretimin elegant jo vetëm t’i përtërije dhe pasuroje akoma me shume nga ana artistike këto këngë, por edhe t’i beje ato te jehojnë sa me bashkëkohore dhe te preferohen masivisht nga te gjitha moshat !
Kjo do ta bënte repertorin e Elvires si këngëtare e re, shume me te pasur dhe te larmishëm edhe nga ana tematike, edhe nga ana muzikore, e për rrjedhoje edhe shume me te suksesshëm ne skenën e konkurrencës ! Dhe jo vetëm kaq, por duke iu kthyer krijimtarisë se trashëguar muzikore, Elivira do ta konsolidonte pareshtur identitetin e saj artistik e ne te njëjtën kohe do te jepte një kontribut model, shumë domethenës, për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë artistike, qe ka buruar dhe buron nga shpirti krijues i trevës se Malësisë se Madhe !
Natyrisht qe ne ketë pike shume te rëndësishme, ajo meriton te përkrahet fuqishëm dhe duhet perkrahur si nga organet e pushtetit vendor e institucionet e tjera ashtu dhe nga biznesi ne veçanti pasi, pa përkrahje te vendosur ne ketë drejtim është e pamundur te arrihet suksesi i shpresuar ! Dhe është me rendësi te kuptohet se ky sukses nuk i përket një individi, por i përket një treve te tere qe e ka një emër shume domethënës Malësia e Madhe, për te cilën këngëtaren Elvira Fjerza e kemi dëgjuar shpeshherë te shprehet publikisht se ndihet shume krenare qe është bije e saj !
Musa Kurtulaj
Shkoder, dt. 26 janar 2023