Ejlyl merr një telefonatë nga Kemal që do e tmerrojë. Ajo mëson se Ejlyl e ka në vëzhgim shtëpinë e tyre. Ejlyl u tregon policëve e frikësuar për jetën e saj dhe të motrës e vëllait. Serkan i qëndron pranë Ejlylit në këtë moment të vështirë dhe i shpreh dashurinë.
Ejlyl dhe Serkan bashkohen më në fund. Të nesërmen Serkan pendohet dhe i tregon Xhemresë se nuk është i dashuruar me Ejlylin. Xhemre ia pret shpresat Serkanit se mes saj dhe atij mund të ketë diçka. Mert e fton Meralin për të dalë por ajo e refuzon. Ejlyl e ka të vështirë të ndjekë shkollën ndërkohë që i duhet të kujdeset edhe për vëllain. Feride dhe Toprak ndihmojnë Ejlylin. Songyl përpiqet të fshehë unazën në shkollë por vajzat e zbulojnë. Selen i kërkon Songylit të bindë Gynejin të tërheqë padinë. Mes Songylit dhe Gynejit nisin sherret në çift. Songyl mëson se Gynej ka rënë në një kurth. Kemal i dërgon një zarf me para Ejlylit por kjo e fundit i jep për bamirësi.
/revistawho.com