Songyl nis e lumtur jetesën në shtëpinë e saj të re por Selen ia prish lumturinë me prezencën e saj. Selen kërcënon Songylin se do e ndajë nga Gyneji. Songyl mëson se ka qenë Zehra ajo e cila i ka treguar Selenit shtëpinë e tyre të re.
Nazan fajëson Ejlylin që Kemal ka rrëmbyer Defnen. Sadullah ndihmon Songylin duke i dërguar ushqime në shtëpi. Ejlyl rikthehet në shtëpi së bashku me Mesuden. Nazan mëson se Defne e ka mashtruar dhe të gjithë pasurinë ja dha me duart e saj Kemalit. Mesude i thotë Ejlylit se është penduar shumë për padrejtësitë që i ka bërë. Ejlyl nuk mund ta falë të ëmën pas të gjitha vuajtjeve që ka kaluar. Ajo vendos të largohet nga shtëpia teksa Mesude i lutet ta falë. Kemal vazhdon të përndjekë Ejlylin./revistawho.com