Serkan kritikon Xhemren që ia ka mbajtur të fshehtë të vërtetën se ai ishte i birësuar. Kemal dyshon se Ejlylin e ka marrë Serkani. Ky i fundit zihet me Kemalin. Kemal i xhindosur kërkon për Ejlylin së bashku me policinë. Ejlyl strehohet tek Atakan.
Kemal kërcënon Zehran që të mësojë prej Songylit se ku ndodhet Ejlyli. Zehra ndryshon sjellje ndaj Songylit duke u shtirur si e dashur me të për të mësuar të vërtetën. Gynej dhe Serkan largohen nga shtëpitë e tyre dhe strehohen tek Songyli.
Atakan i sugjeron Ejlylit të jetojnë bashkë jashtë qytetit. Zehra mëson vendndodhjen e Ejlylit nga biseda e Songylit me Serkanin dhe Gynejin dhe informon Kemalin. Mert fut në kurth Meralin.