Kemal e mbyll Ejlylin në një shtëpi të braktisur, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Ejlyl arratiset me Atakanin por nuk e di çfarë e pret. Feride dhe vajzat mësojnë se Ejlyl ia ka mbathur nga jetimorja. Feride telefonon Ejlylin dhe kjo e fundit vendos të kthehet për të mos e futur në probleme Atakanin. Kemal i zë në pritë Ejlylin dhe Atakanin.

Ai sulmon Atakanin dhe rrëmben Ejlylin. Të gjithë shqetësohen për zhdukjen e Ejlylit teksa përpiqen ta mbajnë të fshehur nga Neriman. Defne fut veten në telashe duke kërkuar para nga personi që e ndihmoi kur vodhi në butik. Songyl përpiqet të bindë të atin që ta falë Gynejin. Sadullah i merr telefonin Songylit që ajo të mos komunikojë më me Gynejin. Kemal e mbyll Ejlylin në një shtëpi të braktisur./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu