Kazani i artë!

0

Shkruan Mehdi Manç Bushati

Në rrethinat e qytetit ku rronte Nastradini,në Buhara’,ashtu si edhe në shumë prej mbretërive arabe,e më gjërë,përdorimi i pijeve alkoolike,e aq më shumë,prodhimi i tyre,përbënte një tabu’ ! Megjithatë,Nastrsdini,si njeri i gjëzdisur ,kish patur rast të shohë se si prodhoheshin ato,si vera,rakia e tj.Dhe vendosu ti hyjë prodhimit të rakisë,ashtu fshehtas ngaqë eshe shtëpia e tij,eshte e mënjanuar nga ata të fshatit .Kur gruaja e tij,për këte gjë “hante” buzën me dhëmbë,Nastradini i thoshte:”Haram e dijmë,haram e pijmë”! Një ditë,Nastradini shkoi tek
një komshi i tij që mbante një “kazan të artë” të cilin e përdorte por edhe e jepte me “qëra’,për raste dasmash apo vdekjesh,për të bërë hallvën tradicionale. Dhe ,e jepte kundrejtë një shperblimi modest.Kur shkoi Nastro ti kërkojë kazanin,i thot se e kam nënën e sëmurë dhe kam frikë se po ia “hamë” hallvën Dhe komshiu,pasi i shprehë keqardhjen,i dha’ kazanin!
Pasi mbaroi punë,pas një jave,Nastradini,së bashku me “kazanin e artë”,i solli si “peshqesh”
edhe nk kusi “të argjentë”!-Po,kjo
Nastrdin efendi?!-E solla “për shyqyr” që më shpëtoi nëna!-Po,ku e gjete? e pyeti komshiu !-M’ka
pjellë kazani! i tha Nastrdin efendiu!
Komshiu,sa u habit,aq edhe u gëzua!
Pas dy-tre javësh,i shkon përsëri dhe i thot:O komshi !Duket se Zoti se paska harruar tem ëmë! Kot nuk
thonë:”Zoti vonon por nuk harron”
Dhe mori përsëri “kazanin e artë”!
Javët po kalonin dhe Nastradini nuk po u këthënte mallin,të zot!.Komshiu,i shqetësuar,i vete në derë.-Nastradin efendi,erdha për kazanin..!-M’vjen keq por kazani më
ka vdekë!-Si vdiqka kazani ? u nxeh komshiu !-Epo,çdo gjë që pjellë,edhe vdes,i tha Nastro!
Komshiu,i mërzitur,tha me vete:
“Thonë se batakçiut,merrja dhinë,pa edh,por unë mora “edhin”,po humba dhinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu