Katër tipet e prindërimit: Tek cila kategori e gjeni veten?

0

Çka mund ta përshkruajë më mirë stilin tuaj të prindërimit? Si dikush që është kërkues dhe kontrollues, si dikush i dashur dhe i gatshëm për të plotësuar kërkesat apo si një prind që merret më rrallë me fëmijët? Prindërimi autoritar Prindërit të cilët përkojnë me këtë stil prindërimi kanë tendencë të kërkojnë bindje absolute nga fëmijët e tyre, pa asnjë lloj hezitimi. Prindërit të cilët praktikojnë këtë lloj prindërimi, mendojnë se nuk është e nevojshme të shpjegojnë rregullat që i vendosin dhe presin që fëmijët e tyre të binden, pa asnjë pyetje.Ata vendosin vullnetin e tyre përmbi atë të fëmijëve dhe i ndëshkojnë me pak ngrohtësi apo mbështetje.Fëmijët që rriten nga këto lloj prindërish shpesh shfaqin vetëvlerësim të ulët, depresion dhe frikë nga situatat e reja. Prindërimi tolerues Prindërit që praktikojnë këtë lloj prindërimi nuk disiplinojnë apo imponojnë rregulla; ata nuk duan të konfliktohen me fëmijët e tyre dhe besojnë se fëmijët duhet të rregullojnë vetveten.Ata janë të dashur dhe u përgjigjen emocionalisht fëmijëve të tyre, çka është gjë e mirë; por ata janë të paaftë të vënë kufinj ose të kontrollojnë sjelljet e fëmijëve të tyre, çka nuk është gjë e mirë.Kërkimet tregojnë se fëmijët që rriten nga këto prindër janë impulsivë, të pabindur ndaj rregullave, nuk njohin kufinjtë, çka i çon drejt sjelljeve agresive dhe në rrezik të madh për përdorimin e substancave të dëmshme ndërsa rriten.Gjithashtu kanë më shumë mundësi të preken nga ankthi dhe depresioni.(Kur fëmijëve nuk u vihen kufinj dhe ndjejnë që kanë kontroll mbi prindërit e tyre, ata përjetojnë ndjenja frike dhe stresi; prandaj fëmijët kanë nevojë për rregulla. Prindërimi me autoritet Ky stil prindërimi është “jo shumë nxehtë, jo shumë ftohtë”.

Ka elementë të prindërimit autoritar (prindërit vënë rregulla dhe kufinj, përforcojnë rregullat dhe i vënë fëmijët para pasojave për sjelljet e tyre), por prindërit me autoritet janë më të gatshëm emocionalisht dhe më të dashur, çka do të thotë se ata i dëgjojnë dhe komunikojnë me fëmijët e tyre. Këto lloj prindërish u japin fëmijëve respekt dhe i dëgjojnë (dhe presin që fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë) dhe i inkurajojnë fëmijët që të jenë mendimtarë të pavarur, por ata nuk dorëzohen para tyre dhe presin bashkëpunim dhe sjellje të mira.Kur fëmijët gabojnë, prindërit me autoritet i disiplinojnë duke u përpjekur t’i udhëheqin dhe t’i mësojnë, duke modifikuar dhe pritshmëritë ndaj fëmijës në varësi të nevojave të këtyre të fundit.Fëmijët që rriten nga ky lloj prindërish janë më të shëndetshëm emocionalisht, kanë aftësi sociale të mira, janë më elastikë në sjelljet e tyre dhe me siguri kanë lidhje më të forta me prindërit. Prindërimi pa përfshirje Ky stil i katërt, i identifikuar nga kërkuesja Eleanor Macoby dhe John Martin, përshkruan një metodë prindërimi në të cilin ka pak komunikim, mungesë përfshirjeje me fëmijët, pak ngrohtësi apo reagim emocional ndaj nevojave të tyre dhe mungesë vëmendjeje në disiplinim apo mbikëqyrje.Fëmijët që rriten nën këtë lloj prindërimi janë emocionalisht më të paekuilibruar, përjetojnë ankth dhe kanë tendencë për sjellje të rrezikshme dhe kriminale, po ashtu abuzojnë dhe me substanca narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu