Komsioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës. Koalicioni ‘BF’ ankimoi rezultatin në këtë bashki dhe ka kërkuar rinumërimin e votave por ka kërkuar që kutia e burgut të mos përfshihej, pasi sipas tyre ishte ajo që ka sjellë manipulimin e rezultatit në këtë bashki. Përfaqësuesi i koalicionit, Ivi Kaso tha se në këtë bashki është i nevojshëm rinumërimi i votave.
“Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.
Kjo kërkesë e koalicionit ‘BF’ për rivlerësim të rezultatit është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i cili kërkoi dhe rrëzimin e ankimimit dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar me fitues Edison Memollën.