Shkruan Zef Ndreka
Për shumë vite, Dyli ka punuar si karricier me dy kuaj e tij. Ngarkohej karroca e Dylit dhe ky bënte transportin në gjithë dyqanet e qytetit. Nganjëherë Dyli, për ti shtuar rrogës, bënte edhe ndonjë rrugë private tek qytetarët. Sidomos gjatë dimrit, ngarkonte karrocën e tij me dru zjarri. Dyli i donte shumë kuajt. Interesohej shumë për to, sidomos për ushqimin gjatë ditës dhe për fjetjen. Dylin vetëm orari i gjumit i ndante nga kuajt e tij. Kuajt e Dylit, kёshtu punuan për shumë vite dhe normal, iu erdhi momenti që karrocierit Dyl nuk i bënin më punë. Kuajt u lodhën, u mplakën.
Bashkë me to, edhe Dyli. Kuajt ngordhur e më pas ndërrojnë jetë edhe Dyli. Me vdekjen e Dylit, ndërmarrja e furnizimit të punëtorëve dhe të qytetit, bleu makina ruse. Ato ishin të vjetra dhe shpenzonin shumë karburant. Aq karburant harxhonin se shpesh herë, qyteti mbetej pa furnizime me ushqime dhe materiale jetike. Kostoja e transportit u rrit shumë dhe tollonat e planifikuara të karburantit mbaroheshin shpejt. Shërbimi ra. Deri sa ra sistemi dhe filloi ekonomia e lirë e tregut. Ndërkohë, karroca e Dylit ishte bërë e famshme. Për shumë vite, ajo mbeti pranë stallave të kuajve si në një muze!
Në ngjashmëri me karrocën e Dylit, kemi karrocën e sotme politike shqiptare, me “kuaj” të ngordhur apo me makina që ju ka mbaruar karburanti. Edi Rama, në rolin e Dylit, “ushqen” Berishën dhe Metën. I do fort të dy. Sepse pa to, nuk punon karroca e plakur e tij. Plakja e Berishës dhe Metës e ka trembur Ramën. Sepse, larg qoftë, pa to Rama mbetët pa punë si Dyli që ndoqi fatin e kuajve. Por edhe sikur ta ndërronte karrocën e kuajve me makina ruse, Rama e kupton se te treve iu ka mbaruar karburanti politik. Nuk kanë asnjë mundësi për ti shërbyer popullit dhe Shqipërisë. 14 Maji nuk është asnjë shanc për binomin Berisha-Meta. Edhe pse karrocieri Rama perpiqet dhe do të luaj çdo gurë që ato të mbetën në lojë, edhe pse të mplakur dhe me karburant të konsumuar plotësisht. Ngordhja e kuajve të karrocës, i përshejtojë edhe vdekjen Dylit…