Viti i Ri 2024, e gjen Berishën në arrest shtëpie, pa gëzuar me miqt, me shokët dhe foltoristët mbështetës të tij. Nuk dihet sa do festojnë e gëzojnë ndërrimin e motmotëve të vetmuar me familjen e tij, dhe të ruajtur e mbikqyrur me policë.
Sido qoftë, për Berishën ish President dhe ish Kryeministër, si drejtues i përhershëm i PD-së dhe së fundi i Foltorës së tij antiamerikane, fundi është i hidhur.
Berisha nuk feston, përkundrazi.
Këtë e ka dhurate dhe shpërblim të karmës se tij e cila e ka drejtuar me vetëdije si rrugë për të mbizotëruar dhe pasuruar padrejtësisht gjatë viteve të tranzicionit deri më sot.
Viti i Ri e gjen Berishën arrest shtëpie.
Sali Berisha, sot 79-vjeç i hetuar për korrupsion të dyshuar, i vetëquajtur kreu i opozitës, ka shkelur urdhrat e gjyqtarit duke treguar qartë se nuk njeh dhe nuk zbaton ligjet e shtetit. Pikërisht për këtë, ai në Tiranë, u vendos në arrest shtëpie. Që prej muajit tetor ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), i akuzuar se ka përdorur ndikimin e tij për të favorizuar bashkëshortin e vajzës së tij gjatë kohës që ishte në detyrë, midis viteve 2005 dhe 2009. Më pas ai mbeti kryeministër deri në vitin 2013, kur u pasua nga socialisti Edi Rama.
Vetëdija e veprimeve të Berishës gjatë kohës se qeverisjes së tij, kohë që polli berishizmin si rrymë dështuese në politikën shqiptare,
e ka cilësuar hetimin si hakmarrje, si “gjyq politik”, ndërsa avokatët e tij tashmë kanë shpallur ankimim!
Në tetor, Gjykata Speciale kishte urdhëruar politikanin Berisha, kreun e foltorës, një formacion politik i pa legalizuar, të dilte dy herë në muaj para policisë gjyqësore dhe të mos largohej nga vendi.
Por ish-kryeministri, injoroi po me vetëdije urdhrin e gjyqtarit. Për këtë arsye Prokuroria kërkoi masë sigurimi më të ashpër ndaj tij. Më pas, Berishës iu hoq edhe imuniteti si deputet pa asnjë votë kundër apo abstenim nga komisioni kompetent parlamentar. Magjistratët e Spakut kërkuan gjithashtu leje edhe për një burgim të mundshëm.
Tani në arrest shtëpiak, ish-presidenti, pozicioni i mbajtur midis 1992 dhe 1997, do të jetë në gjendje të komunikojë vetëm me anëtarët e familjes së tij. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me një dënim nga 4 deri në 12 vjet burg.
Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara e ndaluan hyrjen e tij dhe të familjes së tij në vend, për shkak të akteve korruptive që i atribuohen qeverisë së tij. Ndërkohë, Berisha ka deklaruar gjithmonë të pafajshmin, me tezat e tij dështake: Më gjen vetëm një provë të vetme!
Rasti i arrestit shtëpiak ka të bëjë me privatizimin e ish-fushës sportive “Kompleksi Partizani”. Shpërdorimi i detyrës dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e Berishës, Jamarber Malltezi. Për të lejuar funksionimin, Ligji i Sportit u ndryshua në qershor 2008 për të ndarë objektin, në kryeqytetin Tiranë, nga Ministria e Mbrojtjes. Bëhej fjalë për kthimin e strukturës tek ish-pronarët e saj, përfshirë edhe familjen e Malltezit.
Karma e Berishës vonoi shumë.
Por, erdhi një ditë dhe po kujtohet nën veprimit e ligjit.
Janë edhe dosje të tjera në proçes nga SPAK-u.
Dosja tjetër e 21-janarit përveç të tjerëve, do të drithërojë edhe disa bashkëpunëtorë të Berishës që heshtin për vrasjet e katër qytetarëve të pa fajshëm ne bulevard, vetëm pse protestonin.
Zingjiri komandues i cilësuar edhe në vendimin e Gjykatës së Strasburgut, duhet të këputet për demokratët.
I mbytyri Berisha, që po mbytet për fare në këtë dynja, nuk do jetë aspak çudi të marrë dhe djalin biologjik, edhe “djalin shpirtëror” me vete.
Qofte dhe për të qënë bashkë si për solidaritet shpirteror, ashtu edhe për solidaritet në “zinxhirët komandues” të vrasjeve, krimit dhe korrupsionit…