Kaosi në Kuvend, Berisha shpall grevë

0

Berisha ka folur në Kuvend ndërsa e kishte ndarë videon në Facebook. Ai u tha deputetëve socialistë që më mirë të ikin se po shpallin grevë.

“Ne shpallim grevë. Kjo që shihni është grevë. Më mirë të ikni”, tha Berisha.

Rithemelimi i Sali Berishës ka krijuar sërish kaos sot në Kuvend, duke u marrë karriget deputetëve dhe duke mos lënë kolegët socialistë që të ulen në vendet e tyre.

Nga Foltorja e Kuvendit të mbushur me karrige, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet. Berisha tha se komisionet hetimore nuk lejohen për shkak të zbulojnë vjedhjet e mazhorancës.

Të cilët të tmerruar nga të drejtat kushtetuese të opozitës, nga komisionet hetimore që duhet të ngrejë, për të zbuluar të gjitha vjedhjet e tyre. Edi Rama ka krijuar një organizatë kriminale. Jemi këtu o rikthejme kushtetutën ose ne nuk tërhiqemi dhe kjo është betejë pa kthim. Çfarë të drejte kanë këta që t’i mohojnë opozitës kryetarin. Ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament nuk ka!”– tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu