Kamikaz?!/ Burri djeg me benzinë gruan dhe veten!

0

Shkruan Veronikë Pepushaj

Të gjitha mediat po e trajtojnë ngjarjen si një tmerr, si një rast i dhunës në familje. Por nuk është kështu.

Ku ndryshon një kamikaz që vret veten dhe disa të tjerë rreth tij, me një person që djeg  dikën, pastaj edhe veten?

Pra, krimi, të cilit po i referohemi, është me vetëdije dhe i ftohtë.

Në Gjirokastër, një burrë i ka vënë flakën gruas së tij dhe vetes. Pra, ka mënduar se me një sasi të madhe benzine, do shkojnë në botën tjeter bashkë.

Shtetasi Panajot Janaqi, ka lëshuar sasi të madhe benzine mbi gruan e tij, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës në gjëndje kritike për jetën.

Edhe vetë Panajot Janaqi ka rrezik jete nga djegiet e nivelit të lartë. Ai gjëndet nën kujdesin e mjekëve në spital, në repartin e djegie-kirurgjisë, por edhe nën vëzhgimin e policisë që i ka prerë Fletë-Arrestin.

Akuza nuk bëhet e ditur, por në pamje të parë ngjan me një reast të tmerrshëm, si sulm kamikaz.

Nëse nuk do të kishin ndërhyrë shpejt banorët e fshatit Këllëz, për të shpëtuar jetën e çiftit, normalisht do të kishin rastin e pare kamikaz.

72 vjeçari Panajot Janaqi, lëshon benzinë mbi veten dhe gruan Dashurie Janaqi. Pra, ngjarja nuk është e zbehtë sa paraqitet. Një rast i tillë në vëndet perendimore, pse jo edhe në Siri, do diskutohej si i “familjes” së kamikazëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu