Ka humbur Agim Kajmaku i Edi Ramës: Prokuroria don ta arrestojë ish kreun bashkisë Vorë, policia nuk e gjen dot!

0

Prokuroria ka firmosur urdhër-arresti për kryetarin e shkarkuar tashmë të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku. Policia ka shkuar në banesën e Kajmakut por nuk e ka gjetur.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun.

Partia Socialiste ende nuk ësht[ë shprehur për të besuarin e vet Agim Kajmaku, i cili nese PD nuk do këmbëngulte, ende sot do ishte kryebashkiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu