Presidenti amerikan Joe Biden votoi këtë të hënë në shtetin amerikan të Delaware për kandidaten demokrate Kamala Harris, shkruan Reuters.
Biden, i cili u largua nga gara në korrik, iu bashkua një numri amerikanësh që ushtronin të drejtën e tyre për të votuar herët, përpara 5 nëntorit, që është dita e zgjedhjeve në SHBA.
Joe Biden votoi në një vend në Newcastle, Delaware.
Ai vlerësoi se lëvizja e miliarderit amerikan Elon Musk, aleatit të Trump, për t’u dhënë votuesve republikanë një çmim prej një milion dollarësh në lotari është “krejt e papërshtatshme”.
Musk tha se komiteti i tij i veprimit politik pro-Trump, America PAC, do t’i japë 1 milion dollarë çdo ditë deri në zgjedhje dikujt që nënshkruan peticionin e tij duke u kërkuar republikanëve në shtetet kyçe të regjistrohen për të votuar.