Jeta e këtij aktori është ekstreme: nga vrasjet me pagesë tek bamirësia Lexoni me shume tek: www.tring.al

0

Keanu Reeves është aktori që shumë prej nesh e njohim nga roli i John Ëick. Së fundmi u lakua shumë nëpër mediat botërore për shkak të romancës që ka filluar me Angelina Jolie pas ndarjes nga Brad Pitt. Në rolin e John Wick ai është një vrasës serial dhe njeri shumë i ftohtë dhe i pashpirt. Pamja që ai ka dhe serioziteti që mban i bën të gjithë ta mendojnë atë “bad boy” edhe në jetën reale. Por, ai është një nga donatorët dhe bamirësit e heshtur të Hollywood-it. Keanu Reeves të gjithë statistëve që kanë punuar me të në filmat hit “Matrix” u kishte blerë motoçikleta.

Honorarin e tij nga ai film e kishte ndarë me ekipin që ka punuar në efektet speciale dhe në kostumografi. Po ashtu, kishte kërkuar që atij t’i paguhej honorar më i vogël në filma, në mënyrë që të mund të luanin edhe aktorë të tjerë. Edhe pse është një yll hollivudian, ai udhëton me transport publik dhe shpesh shoqërohet me të pastrehët. Ndërsa këto ditë është bërë e ditur se aktori i famshëm është angazhuar fshehurazi në Fondacionin “John Ëick” . Ky fondacion i financon hulumtimet shkencore për gjetjen e mjekimit për kancer, si dhe i ndihmon spitalet e fëmijëve. Kur është pyetur në lidhje më këtë, 54-vjeçari ka thënë se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me këtë fondacion, përkundër ndihmës që i jep. “Vërtet dua t’i lë që ta kryejnë punën e tyre”, është shprehur Reeves kur është zbuluar se ai qëndron prapa këtij fondacioni bamirës. Me këtë informacion e kuptojmë të gjithë pse Angelina dhe Keanu janë një çift komplementar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu