Kur është fjala për një marrëdhënie dashurie, një Bricjap është shumë e vështirë të fitohet. Por, nëse ke sukses dhe je me fat ta bësh për vete, Bricjapi do të të përkushtohet gjithë jetën. Marrëdhëniet e Bricjapit me shenjat e tjera, në përgjithësi janë të vështira, por Bricjapi është një i dashur që do të krijojë siguri, ndaj e bën ngadalë dhe me siguri. Personat e lindur nën shenjën e Bricjapit i shprehin ndjenjat me veprime më shumë se me fjalë. Janë shumë bujarë dhe nuk hezitojnë për të shpenzuar para dhe për t’u kënaqur. Janë të ndershëm, besnikë dhe të kujdesshëm.
Si ta bësh për vete një mashkull Bricjap?
Meshkujt që i përkasin kësaj shenje janë tipa mjaft të organizuar dhe ambiciozë. Një nga tiparet më të vlerësuara të Bricjapit është që janë njerëz me këmbë në tokë. Një Bricjap beson më shumë te realiteti se sa tek ëndrrat. Nëse do vërtet të joshësh një Bricjap, duhet të respektosh ambicien e tij dhe nevojën për të pasur gjithçka nën kontroll.
Një nga karakteristikat më pozitive të Bricjapit është durimi dhe vëmendja maksimale deri në detaje, të cilat e ndihmojnë atë në arritjen e qëllimeve.
Natyra e një Bricjapi i jep prioritet marrëdhënies dhe është gjithmonë i gatshëm për të marrë përgjegjësi në çdo situatë. Është natyrë tradicionale, kështu që e luan mirë rolin e partnerit praktik dhe besnik.
Një Bricjap nuk hyn lehtë në marrëdhënie romantike. Ai do të dijë fillimisht nëse ka në krah një njeri serioz në lidhje me marrëdhënien seksuale dhe emocionale. Fillimisht, ai mund të jetë pak i ftohtë dhe i largët në fillim, por sapo krijon siguri, gjithçka do të ndryshojë. Bricjapi kërkon gjithmonë një partner që të ketë qëllime të qarta, por edhe të jetë mbështetës në ambiciet e tij.
Si të joshësh një femër Bricjap?
Personaliteti i Bricjapit është një prej gjërave më interesanteve të Zodiakut. Femrat Bricjap kanë një vetëbesim të theksuar, ambicioze, të qëndrueshme.
Nëse doni të joshni një femër të lindur në shenjën e Bricjapit, duhet të keni një sens humori të theksuar dhe të jeni gjithmonë gati për të pritur që ajo të jetë e hapur me ju. Në fillim ajo do të jetë e kujdesshme për të kuptuar se nuk është e gatshme të investojë kohë për dikë që nuk ofron siguri në marrëdhënie. Nëse doni ta joshni, duhet të bëni përshtypje dhe të jeni i vërtetë.
Një femër Bricjap është zakonisht më dominuese në marrëdhënie. Nuk ka gjasa të ketë marrëdhënie seksuale që ditën e parë që e takon.
Një femër Bricjap do të ndihet rehat me partnerin e saj, kështu që jep kohën e mjaftueshme për të vendosur nëse është e gatshme për të filluar edhe marrëdhënien seksuale.
Ajo i pëlqen meshkujt inteligjentë, prandaj sigurohuni që të keni diçka interesante për t’i thënë sa herë që jeni bashkë. Nëse mund ta bëni për të qeshur dhe ta bëni atë të ndihet rehat, ajo do të jetë shumë më e hapur për të joshur.