Shpesh herë në mediat turke është përfolur se dyshja e njohur, Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë drejt divorcit. Lidhur me këto lajme çifti ka zgjedhur që të mos reagojë nëpërmjet fjalëve, por së fundmi veprimi i tyre tregon qartë marrëdhënien. Ditët e fundit, Neslihan dhe Kadir janë fotografuar së bashku teksa dilnin nga një teatër. Ata shfaqeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe nuk nguruan as të ndalonin të thonin disa fjalë.
“Nuk i kemi kuptuar asnjëherë lajmet që gazetarët shkruajnë për ne dhe martesën tonë. Ne vetë habitemi dhe ju duhet të ndaleni, sepse ato që shkruani nuk kanë kuptim”,- u shprehën ata.
Në këtë mënyrë Neslihan dhe Kadir hedhin poshtë një herë e mirë thashethemet e ndarjes./revistawho.com