Janë informuar europianët për lidhjen e Taulant Ballës me vrasjen e avokatit Ravik Gurra

0

Në njël e-mail informues periodik që u çon partive e organizatave partnere në Evropë, Partia Demokratike duket se e ka bërë fakt të kryer lidhjen mes kreut të grupit parlamentar Taulant Balla me vrasjen e avokatit Ravik Gurra, ngjarje e ndodhur më 22 mars 2019.

Megjithatë ky pretendim është i pavërtetuar.

Ajo që është zbuluar deri tani janë zhdukjet e interceptimeve për masakrën e Elbasanit të 3 shkurtit 2016 ku u vranë 3 persona e u plagosën 8 të tjerë.

Përgjimet ndaj Ballës ishin bërë një ditë pas masakrës, më 4 shkurt, megjithatë dy ditë më pas prokurorët e cilësuan lapsus vendimin duke i kërkuar gjykatës anulimin e tij.

Akuzat ndaj deputetit socialist janë bërë nga avokati i Ardian Çapjas në gjyqin ndaj këtij të fundit e implikimi i Ballës dyshohet se është bërë si strategji për t’u mbrojtur në gjykatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu