Aktori Nakuul Mehta është bërë shumë i njohur në Shqipëri me rolin e Shivait në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Nakuul është i martuar prej disa vitesh me këngëtaren Janke dhe çifti janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. Kjo shihet nga dedikimet e shpeshta që aktori i bën bashkëshortes duke i shprehur dashurinë e madhe që ka për të. Në postimin e fundit Nakul dhe Janke shfaqen duke parë njëri-tjetrin në sy, të veshur elegantë teksa aktori i bën një dedikim shumë të veçantë.
“Nga pasioni i syve të tu mijëra admirues u mahnitën. Nuk je e vetmja e dashuruar. Qyteti ka plot të dashuruar por unë jam i vetmi që shoh pasionin në sytë e tu”-shkruan aktori./revistawho.com